Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadoren amerikane Anxhela Prajs Ageler

12 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Prajs Ageler.

Në këtë takim u fol mbi ngjarjet politike në vend pas formimit të Qeverisë teknike dhe në prag të procesit zgjedhor, si dhe mbi mundësitë për përparimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve.

Presidenti Pendarovski në këtë takim theksoi se Maqedonia e Veriut i kushton vazhdimisht vëmendje të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral me SHBA-në, ku u theksua se Dialogu i tanishëm strategjik është mundësi për konkretizim të bashkëpunimit tonë në të gjitha sferat e interesit të ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski e theksoi mbështetjen amerikane për vazhdim dhe intensifikim të procesit të reformave në kontekst të realizimit të aspirimeve evropiane në shtet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...