Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës së Indisë

30 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës së Indisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anxhaj Rana, me seli në Sofje.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale. Presidenti Pendarovski theksoi se India ka rëndësi të veçantë për shkak të personalitetit dhe veprës së Nënë Terezës, e cila vendosi lidhje të qëndrueshme dhe të pandashme midis Shkupit dhe Kalkutës, por edhe lidhje të fuqishme midis dy popujve.

Duke theksuar se para dy vendeve me trashëgimi të pasur kulturore dhe historike ekzistojnë mundësi të mëdha për bashkëpunim si në plan bilateral dhe në atë multilateral, Presidenti Pendarovski shprehi shpresën se në periudhën që vijon do të intensifikohet dialogu politik bilateral, nëpërmjet realizimit të vizitave të ndërsjella.

Ambasadori i porsaemëruar Anxhaj Rana e theksoi prioritetin e lartë të Qeverisë së Indisë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral me Maqedoninë e Veriut. Në këtë drejtim, ai informoi se prioritet do të jetë zhvillimi i angazhimit të thellë politik, tregtia e fuqishme bilaterale dhe investimet, si dhe bashkëpunimi i përforcuar në pjesën e teknologjisë dhe turizmit.

Presidenti Pendarovski, ambasadorit të porsaemëruar të Republikës së Indisë, Anxhaj Rana, i uroi sukses në zbatimin e funksionit diplomatik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...