Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Irlandës, Brendan Uard

8 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Brendan Uardit, ambasadorit të Republikës së Irlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Zagreb.

Presidenti Pendarovski në fjalimin në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale e shprehu kënaqësinë për marrëdhënie bilaterale shumë të zhvilluara midis dy shteteve, që i karakterizon dialog politik intensiv dhe marrëdhënie partnere dhe shprehu shpresën për thellimin e bashkëpunimit në plan ekonomik.  Presidenti tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor e shohim nëpër prizmin e Bashkimit Evropian dhe shprehu falënderim enorm për mbështetjen e madhe në procesin eurointegrues, duke theksuar se Irlanda është partneri ynë i fuqishëm dhe i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ambasadori Brendan Uard në fjalimin e vet tha se edhe pse të dyja vendet janë në anë të ndryshme të Evropës, vlerat e përbashkëta dhe përkushtimi i përbashkët ndaj idealit evropian nënkuptojnë se këto dy vende kanë shumë gjëra të përbashkëta.  Ai tha se e pret me padurim bashkëpunimin e afërt me vendin tonë, me qëllim të përparimit të marrëdhënieve tona bilaterale në drejtim të mbështetjes së aspirimeve të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi ambasadorit Uard zbatim të suksesshëm të funksionit të përgjegjshëm dhe shprehu bindjen se në zbatimin e obligimeve të tij diplomatike do të gëzojë bashkëpunimin dhe ndihmën tonë të tërësishme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...