Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Kubës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marieta Garsia Hordan.
Në ceremoninë solemne të dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski tha se emërimi i saj është edhe një konfirmim i marrëdhënieve miqësore, por edhe për dinamikën e suksesshme zhvillimore të marrëdhënieve midis të dy shteteve, si në plan bilateral ashtu edhe në atë multilateral.
Duke i uruar sukses në funksionin e përgjegjshëm, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen për përforcimin e mëtejshëm të vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Kubës.
“Sinqerisht besoj se zhvillimi i ardhshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, midis dy shteteve tona do të jenë shembull pozitiv dhe sfidë për mbindërtimin e tyre të vazhdueshëm me përmbajtje të reja në fusha konkrete, kurse, para së gjithash, në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, kulturës, turizmit dhe në sferat e tjera të interesit të ndërsjellë”, theksoi Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet.
Ambasadorja Marieta Garsia Hordan në fjalën e vet e theksoi përgatitjen e tërësishme dhe angazhimin e Republikës së Kinës për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale midis të dy vendeve, sidomos dialogun politik, bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe arsimit, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik.