Aktivitete të bashkëshortes së Presidentit në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

15 Mars 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska e cila e shoqëron Presidentin Pendarovski në vizitën zyrtare në Emiratet e bashkuara Arabe, sot në Abu Dabi u takua me drejtoreshën e përgjithshme të Unionit të përgjithshëm të grave Sh.S. znj. Nura bin Kalifa Al Suvaidi dhe Sh.S. Rem bin Abdulla Al Fallasi, sekretaren e përgjithshme të Këshillit suprem për mëmësi dhe fëmijëri.

Znj. Gjorgievska mori pjesë edhe në forumin “Inovacione, ndryshime teknologjike dhe arsim në epokën digjitale që të arrihet barazi gjinore dhe të përforcohen të gjitha gratë dhe vajzat”, kishte mundësi të njihet me disa prej zanateve që kultivohen në EBA, si dhe vizitoi ekspozita të vendosura në Njësinë e trashëgimisë dhe artizanatit në Unionin e përgjithshëm të grave të EBA-së

Në takimin me SH.S. znj. Rem bin Abdulla Al Fallasi, sekretaren e përgjithshme të Këshillit suprem për mëmësi dhe fëmijëri, janë shqyrtuar mundësitë për realizim të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët nëpërmjet formave të ndryshme të aktiviteteve dhe iniciativave. Duke pasur parasysh se 15 marsi festohet si Dita Nacionale e Fëmijëve në EBA, znj. Gjorgievska u informua edhe mbi përpjekjet të cilat janë bërë në EBA për sigurimin e mbrojtjes përkatëse shëndetësore të fëmijëve, arsimit parashkollor, proceseve arsimore, si dhe të promovimit të vetëdijes mbi të drejtat e njeriut.

Znj. Gjorgievska në takimin me drejtoreshën e përgjithshme të Unionit të përgjithshëm të grave, Sh.S. znj. Nura bin Kalifa Al Suvaidi u njoh me vizionin, misionin dhe fushat e veprimit të këtij fondacioni në fokusin e të cilit është përforcimi dhe sipërmarrja e grave në EBA nëpërmjet miratimit të politikave, përpilimit të planeve dhe programeve, ngritjen e iniciativave dhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme për pjesëmarrjen aktive të grave në zhvillimin e qëndrueshëm.

Bashkëshortja e Presidentit mori pjesë edhe në forumin “Inovacione, ndryshime teknologjike dhe arsim në epokën digjitale që të arrihet barazi gjinore dhe të përforcohen të gjitha gratë dhe vajzat”, me organizim nga Drejtoria e përgjithshme e grave e OKB-së.

Në suaza suazat e vizitë znj. Gjorgievska kishte mundësi t’i shikojë edhe mirënjohjet nga organizatat ndërkombëtare, lokale dhe arabe nga viti 1973 deri më sot , si dhe të njihet më shumë me punën dhe përpjekjet e vazhdueshme të Sh.S. Sheika Fatima bin Murabak mbi përparimin e grave dhe për aktivitetet humanitare.

Gjithashtu, znj. Gjorgievska kishte mundësi të njihet me zanatet të cilat kultivohen në EBA dhe llojet e ndryshme të punimeve artizanale gjatë vizitës së punëtorive nga fusha e trashëgimisë kulturore dhe ekspozitën e prodhimeve artizanale nacionale në suazat e Njësisë për trashëgimi dhe artizanat në Unionin e përgjithshëm të grave.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit