Takimi i Presidentit Pendarovski me delegacionin e deputetëve nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

30 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti delegacionin e deputetëve të Kuvendit të republikës së Shqipërisë, pjesëmarrës në takimin e dytë “Roli i parlamentarëve gjatë procesit negociues”, në suazat e projektit “Përforcimi i ekspertizës dhe kapaciteteve të parlamentarëve në lidhje me procesin e aderimit në BE”, që po mbahet në Shkup.

Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet e parapara në suazat e këtij projekti, që po realizohet me ndihmë të Fondacionit “Fridrih Ebert”.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski theksoi se marrëdhënie e përkryera bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë mundësi e mirë për shkëmbim të përvojave edhe në fushën e integrimit evropian, duke pasur parasysh fillimin e njëkohshëm të negociatave aderuese të të dy shteteve.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjet në rajonin më të gjerë, duke përfshirë edhe invazionin rus mbi Ukrainën dhe krizën energjetike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit