Dr. Aleksandar Spasov

Dr. Aleksandar Spasov

Këshilltar për politikë të jashtme dhe të brendshme

е-mail: [email protected]

telefon: +389 2 3253 118, +389 70 324 729

Biografia

Dr. Aleksandar Spasov është docent i shkencave teorike juridike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup, ku ligjëron nga vitit 2008. Ka lindur në Shkup, arsimin fillor e ka kryer në Shkup dhe në Krakov, Poloni, kurse arsimin e mesëm në Shkup. Ai ka diplomuar studime juridike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup në vitin 2005. Ka magjistruar shkenca juridike në fushën e teorisë së drejtësisë në vitin 2010, kurse ka doktoruar në shkencat juridike në vitin 2015 në të njëjtin fakultet.

Nga viti 2007 është menaxher i programit dhe koordinator i arsimit politik në “Progres” – Institutin për Demokraci Sociale. Ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm për politikat publike në Zyrën e Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2017-2019) dhe ekspert mbi cilësinë në arsimin e lartë në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2017-2019).

Dr. Aleksandar L. Spasov ka qenë bursist dhe praktikant në Bundestagun gjerman, në vitin 2006. Ka realizuar disa qëndrime kërkimore, midis të cilave në Institutin për Drejtësi Krahasuese Publike dhe Drejtësi Ndërkombëtare “Maks Pllank” në Hajdellberg në vitin 2013, ku në suazat e studimeve të veta të doktoraturës, ka hulumtuar në sferën e koncepteve të sovranitetit shtetëror në rendin bashkëkohor ndërkombëtar. Nga viti 2012 deri në vitin 2018 ka qenë bashkëredaktor i revistës shkencore dhe profesionale “E drejta juridike”. Ai është autor i shumë monografive dhe punimeve profesionale nga fusha e teorisë shtetërore dhe juridike, e drejta ndërkombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e drejta e BE-së

Flet anglisht, gjermanisht dhe gjuhët e grupit të gjuhëve jugore sllave (serbisht, kroatisht, gjuhën boshnjake dhe gjuhën malazeze), kurse kupton edhe polonisht.

Është i martuar me Magdalenën, gjithashtu, juriste e diplomuar, dhe është babai i Lidijas.