Presidenti Pendarovski në Bruksel u takua me Kryeministrin belg Aleksandër de Kro

23 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Bruksel në suazat e vizitës së punës në Belgjikë, u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Aleksandër de Kro.

Në këtë takim u konstatua miqësia dhe partneriteti midis dy shteteve, kurse në fokusin e bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, eurointegrimi maqedonas, bashkëpunimi ekonomik, si dhe rrjedhat politike dhe ekonomike në Evropë.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti trendin pozitiv të përforcimit të dialogut politik midis dy vendeve dhe vlerësoi se shkëmbimet e shpeshta të vizitave në nivel të lartë do ta thellojnë mandej besimin politik, kurse do ta nxitin edhe zhvillimin ekonomik. Bashkëfolësit shprehën kënaqësinë për përparimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe zmadhimin e investimeve belge në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti e falënderoi Kryeministrin bel për mbështetjen e përhershme dhe të vazhdueshme të integrimeve evropiane maqedonase dhe të politikës së zgjerimit të BE-së, si proces me rëndësi strategjike për rajonin. Në atë kontekst, u shkëmbyen mendime dhe qëndrime mbi kryesimin e ardhshëm belg me Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2024.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian, ku u theksua rëndësia e partneritetit në NATO në zbatimin e sfidave gjeopolitike të imponuara nga lufta në Ukrainë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...