Presidenti Pendarovski e mirëpriti Antonia Radevskën në rolin e ambasadores së Suedisë.

8 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Antonia Radevskën si ambasadore të Suedisë, në suazat të aktivitetit “Ambasadore për një ditë” të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë dhe iniciativa “Vajzat ndërmarrin”.

Radevska, e cila është në vitin e katërt në shkollën e mesme shtetërore “Akademia e Sporteve”, me Presidentin Pendarovski i tregoi përshtypjet e saj nga aktivitetet e sotme dhe takimet që ka pasur në rolin e saj si ambasadore. Në këtë takim, Radevska e falënderoi Presidentin për mbështetjen e të rinjve dhe i tha mendimet e saj mbi sfidat me të cilat ballafaqohet brezi i ri, ikjen e trurit, si dhe nevojën për përmirësimin e politikave arsimore në vend dhe arsimin joformal.

Presidentja e përgëzoi për interesimin e saj për të fituar një përvojë jo të përditshme dhe i uroi suksese në shkollimin e mëtjeshëm.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit