Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Këshillave amerikanë për edukim ndërkombëtar, organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse me seli në Uashington, të cilët po qëndrojnë për vizitë në shtetin tonë.
Në këtë takim u fol mbi aktivitetet e Këshillave amerikanë, q punojnë në përmirësimin e mirëkuptimit midis vendeve, shkëmbimin e ideve midis individëve dhe përmirësimin e bashkëpunimit nëpërmjet edukimit.
Presidenti Pendarovski e përshëndeti punën e organizatës, e cila është aktive prej 40 vjetësh në nivel global, kurse prej 20 vjetësh është e pranishme në shtetin tonë dhe zbaton me sukses programe për shkëmbimin kulturor dhe edukativ, duke përfshirë edhe programet YES dhe YES Abroad për shkëmbim të gjimnazistëve.
Duke u uruar realizim të mëtejshëm të suksesshëm të programeve, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se organizata do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në mirëkuptimin e ndërsjellë midis kulturave, respektimin e dallimeve, vendosjen e shkathtësive liderë dhe kuptimin e shoqërisë qytetare.
Paraprakisht vizitorët i panë edhe hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, sallat për solemnitete, ngjarjet dhe konferencat e shtypit. Në sallën Mozaik e panë edhe diptikun mbresëlënës “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia – vendi kujton” – vepër e një prej autorëve tanë më të rëndësishëm bashkëkohorë, akademikut, Gligor Çemerski.