Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në SHBA me rastin e pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua me përfaqësuesit e Komitetit Amerikan-Hebraik në Nju-Jork.
Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë nga marrëdhëniet bilaterale të Maqedonisë së Veriut me SHBA-në dhe me Izraelin, të cilave shteti ynë u jep rëndësi të madhe si dhe e shprehu interesin e përhershëm për promovim dhe përforcim të mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët me të dy shtetet.
Në këtë takim Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbajtjes së kontakteve të përhershme me kolegët izraelitë, si dhe me përfaqësuesit e Komitetit Amerikan-Hebraik, Kongresin Botëror të Hebrenjve, Agjencisë së Hebrenjve dhe të mbijetuarve të Holokaustit.
Në atë kontekst, Presidenti shprehu pritjen se niveli i përkryer i dialogut, bashkëpunimit dhe i respektimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me Komitetin Amerikan-Hebraik në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë. Ai shprehu edhe bindjen për një bashkëpunim edhe më të frytshëm në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, duke pasur parasysh të njëjtat përpjekje për paqe, demokraci dhe për prosperitet në nivel global.
Presidenti Pendarovski, duke e theksuar rëndësinë të cilën Maqedonia e Veriut ia kushton Bashkësisë Hebraike në shtetin tonë nënvizoi se Qendra Memoriale e Holokaustit në Shkup zbaton një mision afatgjatë për promovimin, edukimin dhe për hulumtimin e kujtesës së holokaustit në drejtim të luftës kundër rreziqeve të cilitdo lloj mostolerance, shovinizmi antisemitizmi, me qëllim që të ndërtohet një shoqëri ku kultivohen dhe respektohen tërësisht shumëllojshmëria etnike dhe fetare.