Presidenti Pendarovski e priti nxënësit Amir Destanov

19 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Amir Destanov, nxënës në SHKN “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid”, Shuto Orizari, i cili në konkursin matematikor “Kanguri 2022” e zuri vendin e tretë dh është përfshirë në aktivitetet e “Qendrës ditore për fëmijët e rrugës”.

Presidenti Pendarovski u njoh me fëmijërinë jashtëzakonisht të vështirë të Amirit dhe me kushtet e ashpra të jetës të cilat i ka përjetuar që në moshën më të vogël. I impresionuar nga sukseset dhe përkushtimi i Amirit, Presidenti Pendarovski ia uroi vendin e 3-të në konkursin matematikor dhe i dëshiroi të ardhme të shndritshme dhe ditë tinejxheri pa shqetësime.

Në këtë takim, Presidenti e inkurajoi Amirin të vazhdojë me përkushtimin në procesin arsimor, që të arrijë qëllimet e veta për të ardhme më të mirë.

Në këtë takim morën pjesë edhe mësuesja e matematikës e Amirit dhe përfaqësues të qendrës ditore, me të cilët u bisedua mbi suksesin e arritur nga nxënësi i klasës së tetë, si dhe mbi sfidat dhe kushtet e punës në Qendrën ditore për fëmijët e rrugës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...