Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Angolës

6 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Angolës në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Budapest, Zhoze Filipe.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se me angazhimin e vet dhe me përvojën e pasur profesionale, ambasadori Filipe do të kontribuojë në gjetjen e formave të reja për pasurimin e përmbajtjes së bashkëpunimit midis dy shteteve.

“Më lejoni ta theksoj përgatitjen e sinqertë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përparimin e bashkëpunimit me Republikën e Angolës. Në vitin kur shënojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, dëshiroj veçanërisht ta theksoj dëshirën tonë për pasurim të kornizës normative-juridike mbi përparimin e bashkëpunimit ekonomik”, tha Presidenti Pendarovski.

Në fjalën e vet, ambasadori Filipe e transmetoi përgatitjen e Qeverisë së Angolës për krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushat më të shumëllojshme të interesit të përbashkët, duke i marrë si bazë parimet e respektimit të dy shteteve sovrane, solidaritetin dhe miqësinë midis popujve.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi ambasadorit Filipe sukses në zbatimin e funksionit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....