Takimi i Presidentit Pendarovski me ministren e Punëve të Jashtme, Ann Linde

15 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës së punës në Mbretërinë e Suedisë, sot në Stokholm u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Ann Linde.

Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se do të vazhdojë politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se rasti i Maqedonisë së Veriut është test për kredibilitetin procesit. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski theksoi se pret që Suedia të bëjë përpjekje të mëtejshme për të mbajtur hapur çështjen e zgjerimit në agjendën e Bashkimit, si dhe ta mbështesë qëndrimin se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për procesin integrues.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski e falënderoi ministren Ann Linde për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të cilën shteti ynë e merr nga Suedia në lidhje me integrimin evropian.

Të dy bashkëfolësit, në këtë takim biseduan për perspektivat evropiane të rajonit, si dhe mbi marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Suedisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...