Presidenti Pendarovski me apel që të protestohet me dinjitet dhe pa dhunë

7 Korrik 2022 | Kumtesat

Është i papranueshëm përdorimi i dhunës dhe nxitja e dhunës për qëllime politike. Ngjarja që ndodhi mbrëmë në Shkup nuk duhet assesi të përsëritet sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se paqja dhe siguria e të gjithë qytetarëve.

U bëj apel të gjithë organizatorëve të protestave, të cilat po mbahen këto ditë në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin përgjegjësi dhe të drejtën e tyre demokratike që të protestojnë të vazhdojnë ta praktikojnë me dinjitet dhe pa dhunë. Njëkohësisht e gjykoj rreptësisht mbajtjen dhe përdorimin e armës së zjarrit nga civilët dhe qytetarët në vend, të cilët nuk janë përfaqësues të organeve të sigurisë.

Dje policia kishte një reagim në kohë i cili parandaloi përplasje më të mëdha. Pres që të gjithë personat të cilët u involuan mbrëmë në këtë incident të arrestohen dhe të sanksionohen përkatësisht në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit