Presidenti Pendarovski e dorëzoi Çmimin e Madh Vjetor për Veprën më të Mirë Arkitektonike në vitin 2022

27 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë ua dha Çmimin e Madh Vjetor për arkitekturë për veprën më të suksesshme arkitekturore në vitin 2022, autoreve, Marija Dimitrievska dhe Elena Pazarxhievska, arkitekteve të projektit Vila për banim bashkëkohor, lagjja për fundjavë në Liqenin Mlladost në Veles. Çmimi i Madh Vjetor organizohet nga Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë, kurse Presidenti Pendarovski është patron i këtij manifestimi tradicional.

Në fjalimin e tij, Presidenti Pendarovski theksoi se kjo ngjarje jep një mundësi të jashtëzakonshme që të shihen zhvillimet aktuale në arkitekturën maqedonase, e cila i pasqyron tendencat sociale, ekonomike, teknologjike dhe estetike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ai tha se ndërtimtaria në tranzicion te ne rëndohen nga gara për fitime të shpejta dhe vuri në dukje dilemën me të cilën ballafaqohet çdo arkitekt, si të plotësohet kërkesa e investitorëve, por pa shkelur talentin e vet krijues dhe të ndërtohet sipas masës së njeriut dhe nevojave të tij.

Presidenti i theksoi gjeneratat e reja të arkitektëve maqedonas, për të cilët tha se janë trashëgimtarë të denjë të arkitekturës sonë të famshme tradicionale, e cila dëshmon për ekzistencën, kulturën, etikën dhe humanizmin tonë.

“Uroj që edhe mandej të vazhdoni të këmbëngulni në bindjet dhe estetikën tuaj duke mos bërë kompromis dhe duke mos e kompromentuar veten, pavarësisht rrethanave dhe karakterit të kohërave në të cilat jetojmë. Përndryshe, ju jeni pjesë e bërthamës intelektuale dhe kritike në shoqëri dhe rolin tuaj nuk duhet ta humbisni apo ta relativizoni”, tha Presidenti Pendarovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...