Kumtesë

1 Prill 2021 | Kumtesat

Duke pasur parasysh se gjendja e krizës e shpallur në kufirin jugor dhe verior, kurse që lidhet me krizën e migrantëve, përfundoi dje në mesnatë, ndërsa Kuvendi nuk mori vendim për vazhdim të saj, nuk ekziston më baza juridike për angazhimin e deritanishëm të Armatës në sigurimin e kufirit shtetëror.

Presidenti Pendarovski e urdhëroi shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-leitnantin  Vasko Gjurçinovski të veprojë në përputhje me situatën e re të ndodhur.

Armata mbetet e angazhuar në detyrat e parapara lidhur me gjendjen tjetër të shpallur të krizës në të gjithë territorin e shtetit për shkak të pandemisë të shkaktuar nga kovid-19.

Nëse Kuvendi merr vendim që të vazhdojë gjendja e krizës në lidhje me krizën e migrantëve në kufirin shtetëror jugor dhe verior, komandanti suprem i forcave të armatosura do ta urdhërojë përsëri armatën t’i kryejë detyrat e deritanishme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....