Fjalimi i Presidentit Pendarovski dhe dekorime me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës dhe jubileut “30 vjet Armatë”

18 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti dhe Komandanti Suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në ceremoninë qendrore, që me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe jubileut “30 vjet Armatë”, u mbajt në kazermën “Ilinden” në Shkup.

Në suazat e ceremonisë qendrore, Presidenti Pendarovski e dekoroi ministrin e parë të mbrojtjes, Trajan Gocevski, Bazën logjistike të Armatës dhe Organizatën e oficerëve rezervistë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Urdhrin për Merita Ushtarake.

Trajan Gocevski është dekoruar për kontributin e tij në formimin e Armatës si forcë legjitime dhe e rregullt e armatosur e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Baza logjistike e Armatës është dekoruar për kontributin e veçantë, strategjik, të qëndrueshëm në planifikimin, koordinimin, organizimin dhe zbatimin e mbështetjes logjistike të komandave dhe njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse kështu mundëson përfundim të suksesshëm të të gjitha detyrave në paqe, luftë dhe gjendje krize. Baza logjistike përgatitjen e vet e dëshmoi me një sërë aktivitetesh në ballafaqimin me krizën e migrantëve dhe pandeminë kovid-19.

Organizata e oficerëve rezervistë dekorohet për kontributin e veçantë në ndërtimin dhe përforcimin e aftësisë mbrojtëse të shtetit dhe në afirmimin e profesionit ushtarak, kurse me rastin e 70-vjetorit të formimit të saj.

Presidenti Pendarovski e përparoi me dekret, gjithashtu, kolonelin Shashko Lafçiski me gradën gjeneral brigade dhe e vendosi kolonelin Vasko Kokollanski për komandat të Komandës për stërvitje dhe doktrina në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vijim është teksti integral i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar të përfaqësues të armatës,
veteranë të mbrojtjes maqedonase,
të nderuar shkëlqesi,
të nderuar bashkëqytetarë,

Kam nderin t’ju përshëndes në këtë ditë jubilare – 30 vjet nga krijimi i armatës maqedonase. Më 18 gusht 1943, luftëtarët e disa njësive partizane u bashkuan dhe e formuan batalionin “Mirçe Acev”, njësia e parë e rregullt ushtarake e ushtrisë nacionalçlirimtare maqedonase, e cila, si pjesë e koalicionit antifashist, nëpërmjet luftës e krijoi shtetin maqedonas.

Siç e krijoi ushtria shtetin në Luftën e dytë botërore, në vitin 1992, shteti i pavarur maqedonas e krijoi Armatën e vet. 18 Gushti është simbol i vazhdimësisë historike, sepse ju, përfaqësuesit e Armatës jeni trashëgimtarë të gjeneratës së lavdishme antifashiste qëllimi i të cilës ishte shtet i lirë në një botë të çliruar nga fashizmi.

E formuar në një ambient jashtëzakonisht të komplikuar gjeopolitik dhe të sigurisë, në fund të Luftës së Ftohtë dhe në kulmin e shkatërrimit të përgjakshëm të Jugosllavisë, Armata i ka përballuar të gjitha sfidat e shtetit të ri maqedonas. Filluam me modesti, me rezerva të pakta ushtarake, por, me patriotë, oficerë dhe ushtarë të trajnuar dhe të përkushtuar, të cilët i mbushën kazermat maqedonase që nga dita e parë. Dua, me këtë rast, sot, në këtë jubile të madh, ta përshëndes veçanërisht regrutin e parë të armatës maqedonase – Pançe Jamandiev nga Velesi.

Nëpër vite, Armata është modernizuar me shpejtësi duke i ndjekur standardet dhe trendët në mbrojtje. Është investuar shumë në arsimin e kuadrit, para së gjithash, në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, por edhe në institucionet ushtarake-edukative në vendet anëtare të NATO-s. Një përvojë e rëndësishme është marrë edhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në misionet paqësore të NATO-s, të Bashkimit Evropian, të Kombeve të Bashkuara dhe të partnerëve tanë strategjikë.

Megjithatë, në këtë ditë, duhet të rikujtojmë jo vetëm formimin dhe zhvillimin e Armatës por edhe arsyen kryesore për formimin e saj, kurse ajo është e drejta e çdo shteti për vetëmbrojtje. Armata e mbron sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin tonë kushtetues, por edhe dinjitetin dhe nderin tonë nacional. Në këtë kontekst, Armata është angazhuar në ballafaqimin me sfidat kryesore të shteti, nga Kriza kosovare në vitin 1999, nëpërmjet konfliktit ushtarak në 2001 dhe deri në krizën me migrantët në vitin 2015. Armata e merr fuqinë dhe identitetin e vet nga populli, nga qytetarët. Si rrjedhim, nuk ekziston lidhje më e fuqishme se ajo midis ushtarit dhe shtetit të tij.

Përveç obligimeve të saj tradicionale, Armata u ka dhën gjithmonë mbështetje institucioneve kompetente gjatë ballafaqimit me fatkeqësitë elementare dhe katastrofat, zjarret dhe përmbytjet, ortekë dhe havari, deri në periudhat më kritike të pandemisë së kovid-19. Pa dyshim falë Armatës janë shpëtuar shumë jetë njerëzore dhe janë anashkaluar dëme shumë më të mëdha materiale.

Të nderuar,

Armata ishte nxitësi kryesor i anëtarësimit tonë në NATO. Që nga vetë fillimet, shteti e dizajnoi mbrojtjen maqedonase me qëllim të qartë dhe përkushtim që një ditë ajo të integrohet tërësisht në Sistemin Euroatlantik të Sigurisë. Që atëherë kemi kaluar nëpër disa periudha të bllokadave të jashtme joparimore dhe të prioriteteve të brendshme të gabuara që e kanë ngadalësuar ecjen tonë drejt sistemeve kolektive të sigurisë. Por Armata është reformuar vazhdimisht dhe ndihmoi të mos devijojmë nga realizimi i qëllimit tonë strategjik. Prandaj nuk gabojmë nëse themi se si shtet e arritëm suksesin tonë, deri më tani, më të madh në politikën e jashtme, në masë të madhe, falë Armatës dhe grave dhe burrave të saj të guximshëm në uniformë. Armata vazhdon të jetë investimi ynë më i rëndësishëm në mbrojtjen kolektive. Edhe sot, ushtarët tanë kontribuojnë aktivisht në paqen dhe sigurinë e botës në misionet paqësore në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Liban, në Republikën e Afrikës Qendrore, në Kosovë dhe në misionin e NATO-s në Lituani.

Nëpër vite, Armata është ngritur në fuqi kohezive të shoqërisë maqedonase. Në të të gjitha dallimet tona etnike, fetare dhe gjuhësore janë bashkuar në lojalitet ndaj atdheut tonë të përbashkët. Pjesë e rëndësishme e transformimit të Armatës ishte, kurse, do të jetë edhe mandej, përfshirja gjithmonë dhe më e madhe e përfaqësuesve të bashkësive etnike joshumicë, si dhe e grave, në të gjitha strukturat e armatës, në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe njësitë speciale. Për këtë gjë, kriteret e larta për regrutim dhe përparim mbeten cilësitë profesionale, përkushtimi ndaj profesionit ushtarak dhe integriteti personal.

Të nderuar të pranishëm,

Pas tri dekadave të suksesit të Armatës qëndrojnë gjenerata ushtarësh, oficerësh dhe vendimmarrësish që kanë kontribuar me mundim për të njëjtin qëllim: ndërtimin e një mbrojtjeje moderne në shërbim të atdheut. Për kontributin e tyre, në 30 vitet e fundit, me të drejtë janë dekoruar për meritat e tyre individuale dhe kolektive shumë individë, pjesëmarrës në misionet paqeruajtëse dhe njësitë formuese. Sot, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kisha nderin të dekoroj ministrin e parë të Mbrojtjes, profesor Trajan Gocevski, Bazën logjistike të Armatës dhe Organizatën e oficerëve rezervë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Urdhrin për Meritë Ushtarake. Në këtë mënyrë, në emër të qytetarëve maqedonas, i falënderuam për rolin e tyre të vyeshëm në ndërtimin e Armatës sonë.

Të nderuar të pranishëm,

Vitet e fundit edhe, por edhe Evropa dhe bota po kalojmë një sërë ngjarjesh dhe procesesh turbulente. Së bashku me aleatët tanë po ballafaqohemi me destabilitetin e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, nga tensionet gjeopolitike në pjesë të ndryshme të botës, tronditjet ekonomike dhe energjetike, kufizimi i lirive të njeriut dhe shkatërrimi i sundimit të së drejtës, si vlerat më të larta demokratike.

Që në ditën e parë e dënuam agresionin e Rusisë mbi Ukrainën dhe u solidarizuam me popullin ukrainas. Ai solidaritet jo vetëm që është verbal por edhe konkret, këtë e dëshmon edhe ndihma, duke përfshirë edhe ndihmën ushtarake, si anëtarë të NATO-s dhe në suazat e mundësive tona, që ia japim Ukrainës. Në kontekstin e ri gjeopolitik, e mbështetëm edhe vendimin strategjik për zgjerim të Aleancës, duke i ratifikuar midis të parëve në parlamentin maqedonas, marrëveshjet për pranim të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Përvoja tragjike ukrainase dëshmon se përveç kërcënimeve tradicionale ushtarake gjithnjë dhe më të pranishme janë kërcënimet e reja, asimetrike dhe hibride të cilat nuk duhet t’i injorojmë. Këtu hyjnë edhe fushatat për dezinformacione nëpërmjet lajmeve të rrema që kanë për qëllim ta minojnë besimin e qytetarëve tek institucionet dhe ta destabilizojnë rendin demokrati.
Që t’i neutralizojmë të gjitha këto kërcënime, duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtje dhe, jo më vonë se viti 2021 të arrijmë standardin për veçim të minimum 2% të PBV-së. Ky është parakusht për modernizim të mëtejshëm të armatës dhe zbatim të reformave, duke e përforcuar kështu drejtpërdrejt edhe sistemin e tërësishëm të sigurisë maqedonase.

Të nderuar përfaqësues të Armatës,

Në këtë vit jubilar, kur e festojmë të kaluarën dhe e projektojmë të ardhmen, jemi të vetëdijshëm për barrën më të madhe që e mbartni pikërisht ju, burrat dhe gratë e guximshme me uniformë. Jam i bindur se si edhe deri më tani, ashtu e dhe prej tani, do të vazhdoni të jeni ruajtës të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm të shtetit, mbrojtës të qytetarëve, shtyllë e shoqërisë sonë shumetnike dhe investim edhe në mbrojtjen dhe sigurinë nacionale dhe kolektive.

Për shumë vjet Gëzuar Ditën e Armatës!
Qoftë e përjetshme Republika e Maqedonisë së Veriut!
Ju faleminderit!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit