Referimi i gatishmërisë luftarake i Armatës në vitin 2023

25 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovski, sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup mori pjesë në referimin vjetor të përgatitjes luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2023.

Në prani të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe gjenerallejtënant-kolonelit Vasko Gjurchinovski, përfaqësuesit e Armatës informuan mbi realizimin e planeve dhe detyrave dhe gjendjen në Armatë gjatë vitit 2023.

Presidenti Pendarovski u njoh me gjendjen dhe shkallën e realizimit të aktiviteteve në fushat e menaxhimit të personelit, trajnimit dhe stërvitjeve, operacioneve në vend dhe jashtë vendit, pajisjeve dhe infrastrukturës, planifikimit ushtarak dhe strukturës së forcave, modernizimit, buxhetimit dhe financimit.

Presidenti dhe Komandanti Suprem, Stevo Pendarovski theksoi se edhe në vitin 2023 përfaqësuesit e Armatës e dëshmuan profesionalizmin, përkushtimin dhe përgatitjen e vet. Ai theksoi se Armata i zbaton me përgjegjësi obligimet që dalin nga anëtarësimi në NATO, bashkëpunimi me trupat dhe komitetet në suazat e NATO-s dhe armatat e tjera dhe e theksoi pritjen e vet se pajisja dhe modernizimi i Armatës do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Presidenti Pendarovski i riafirmoi përpjekjet e veta për ngritjen dhe ruajtjen e mëtejshme të standardit cilësor dhe kushteve për punë dhe shërbim të të gjithë përfaqësuesve të Armatës dhe për arritjen e qëllimit të vendosur – dy përqind nga PBV-ja të vendoset për mbrojtjen.

Referimi është obligim i rregullt vjetor i shefit të Shtabit të Përgjithshëm para Komandantit Suprem.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit