Brifing mbi gatishmërinë luftarake të armatës në vitin 2022

26 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski sot në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm mori pjesë në brifingun mbi gatishmërinë luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në brifing, në praninë e ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe gjeneralëve në Armatë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-leitnanti Vasko Gjurçinovski informoi mbi shkallën e realizimit të planeve dhe detyrave të Armatës gjatë vitit 2022 dhe e prezantoi gjendjen në fushat të cilat ndikojnë mbi gatishmërinë luftarake të Armatës në vitin aktual.

Presidenti Pendarovski u njoh me shkallën e realizimit në fushat funksionale: personel, trajnime dhe stërvitje, pajisje dhe infrastrukturë, operacione, planifikim ushtarak dhe struktura e forcave, modernizim dhe pajisje dhe buxhet dhe financim.

Në brifing Presidenti Pendarovski theksoi se edhe në vitin 2022 përfaqësuesit e Armatës e dëshmuan profesionalizmin, përkushtimin dhe përgatitjen e vet. Në vitin kur festuam 30-vjetorin e formimit të saj, tha Presidenti Pendarovski, Armata e argumentoi edhe njëherë besimin e lartë që e ka te qytetarët maqedonas.

Mandej, tha Presidenti Pendarovski, realizimi i stërvitjes ushtarake të madhe “Përgjigje e shpejtë 22” në poligonin ushtarak “Krivollak” e demonstroi kapacitetin e Armatës që të kontribuojë në mbrojtjen, sigurinë kolektive dhe sigurinë e NATO-s, në kohën e sfidave pas agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti Pendarovski i riafirmoi angazhimet e tij për investim të mëtejshëm në modernizimin dhe pajisjen e Armatës dhe arritjen e qëllimit të vendosur – dy për qind e PBV-së të veçohet për mbrojtjen.

Brifingu është obligim i rregullt vjetor i shefit të Shtabit të Përgjithshëm para komandantit suprem.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...