Presidenti Pendarovski mori pjesë në orën përfunduese të trajnimit për onlajn asistentë për personat me aftësi të kufizuar trupore

29 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në orën përfunduese për personat me aftësi të kufizuar trupore për asistentit e parë onlajn në vend të organizuar nga kompania Brend Sollushn SHPKNJP.

Në këtë eveniment që u mbaj në “BE-ja për ty”, zyra e BE-së, morën pjesë zëvendësshefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Xhulija Vasallo dhe Përfaqësuesi i Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknik, Iskra Llazarova.

Kompania Brend Sollushn SHPKNJP e ka krijuar platformën “Best asistent onlajn” për shitje të shërbimeve digjitale e cila në një vend i lidh ndërmarrjet si blerës të shërbimeve dhe personat e kualifikuar me aftësi të kufizuar fizike si dhënës të shërbimeve. Nëpërmjet kësaj platforme 10 persona me aftësi të kufizuar fizike janë të parët të cilët e përfunduar trajnimin 16-javor dhe do të jenë dhënësit e parë të shërbimeve digjitale. Nëpërmjet kësaj platforme mundësohet promovim i drejtpërdrejtë i dhënësve të shërbimeve. Me këtë platformë u mundësohet promovim i drejtpërdrejtë talenteve dhe aftësive të personave me aftësi të kufizuar trupore para kompanive, para organizatave dhe para publikut, kurse e zmadhon edhe vetëdijen në shoqëri për inkluzionin e tyre.

Në orën e fundit Presidenti Pendarovski kishte mundësi të njihet me njohuritë dhe rezultatet e arritura të kësaj platforme, kurse pjesëmarrësit në këto trajnimi folën për përshtypjet e veta nga njohuritë dhe mundësitë e fituara për punësim.

Kompania Brend Sollushn SHPKNJP, këtë vit u bë qendra e vetme edukative për grupet e margjinalizuara dhe kategoritë vulnerabile, mbi shkathtësitë dhe shitjen digjitale në vend me mundësi për dhënie të certifikatave të verifikuara nga Qendra për arsim të të rriturve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....