Takimi i Presidentit Pendarovski sot mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës së Asociacionit për Fibrozën Cistike.
Në takim, përfaqësuesit e shoqatës theksuan se duan tu sigurohet terapi modulare, e cila për pacientët me Fibrozë Cistike në disa vende fqinje është tashmë në dispozicion. Shoqata gjithashtu vunë në dukje nevojën që diagnoza e Fibrozës Cistike të kthehet në Regjistrin e Sëmundjeve të Rralla. Kjo, siç theksuan ata, do të lehtësojë qasshmërinë e të sëmurëve në ilaçet përkatëse.
Në bisedë me Presidentin Pendarovski, përfaqësuesit e shoqatës ndanë sfidat dhe problemet e tjera me të cilat përballen. Ata vunë në dukje nevojën për qasje të vazhdueshme dhe të pandërprerë në terapinë standarde, prokurimin e pajisjeve mjekësore – inhaluesit dhe sublimentet e vitaminave.
Duke shprehur mbështetje për përpjekjet e tyre për azhurnimin dhe rritjen ndërgjegjësimin për këtë sëmundje, Presidenti Pendarovski theksoi nevojën për angazhimin e të gjitha institucioneve përkatëse në mënyrë që të sigurohet trajtimi i duhur për pacientët, në përputhje me trendet botërore.
Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi kontributin e Asociacionit, i cili këta qytetarë, vazhdimisht i ndihmon si në trajtimin e sëmundjes së tyre ashtu edhe në pasiguritë e shumta që dalin prej saj.