Në Ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake – Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Presidentin federal të Republikës së Austrisë, Aleksander Van der Belen, i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Doris Shmidauer, është për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Van der Belen mbajtën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoi takimi plenar i të dy delegacioneve.
Tema bisede ishin marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, mundësitë për thellimin e tyre me theks në bashkëpunimin ekonomik, rrjedha e integrimeve evropiane në vendin tonë, si edhe çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor dhe gjendja në rajonin më të gjerë.
Pas përfundimit të seancës plenare të delegacioneve, është paraparë Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Van der Belen të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11:05.