Presidenti Pendarovski në Malme u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santosh Silva

13 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Malme, në margjinat e Forumit ndërkombëtar në kujtim të holokaustit dhe të luftës kundër antisemitizmit “REMEMBER – REACT” (Kujto – Reago!), u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santosh Silva.

Presidenti Pendarovski dhe ministri Silva në këtë takim biseduan mbi mundësitë për përparim të Maqedonisë së Veriut në eurointegrime, në prag të mbajtjes së takimeve të Bashkimit Evropian deri në fund të këtij viti.

Duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme dhe propozimet konstruktive të Portugalisë mbi tejkalimin e bllokadës së shkaktuar nga kontestimet e Bullgarisë, Presidenti Pendarovski nënvizoi se ngërçi i vazhduar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian do të ketë pasoja negative afatgjata mbi zhvillimin dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe shprehu pritjen se mbështetja nga Portugalia do të intensifikohet në periudhën e ardhshme.

Të dy bashkëfolësit në takim shprehën pritjen se që gjatë kryesimit aktual slloven me BE-në do të bëhet hap përpara në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se mbështetja e Portugalisë në procesin e aderimit tonë në Bashkimin Evropian, para së gjithash në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, reformave në administratë dhe bujqësi është e mirëseardhur.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski dhe ministri Silva biseduan edhe mbi marrëdhëniet bilaterale midis të dy shteteve, ku shprehën përgatitjen për përparim të marrëdhënieve të përgjithshme, si dhe mbi zhvillimin e dialogut politik në nivelin më të lartë. Bashkëfolësit e theksuan, gjithashtu edhe nevojën për përforcim të bashkëpunimit në ekonomi.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...