Takimi i Presidentit Pendarovski me Avokatin e Popullit, Naser Ziberin

14 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Avokatin e Popullit, Naser Ziberin.

Në këtë takim Avokati i Populli e prezantoi Raportin vjetor mbi normën e sigurimit, respektimit, përparimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2020.

Avokati i Popullit informoi se gjatë vitit 2020 gjendja me pandeminë e kovid-19 u reflektua edhe mbi punën e këtij institucione të cilin e udhëheq ai, si në aspektin e ankesave të pranuara ashtu edhe në aspektin e të gjitha aktiviteteve të tjera në vend dhe në plan ndërkombëtar.

Presidenti Pendarovski i riafirmoi qëndrimet e veta për përforcim të mëtejshëm të rolit dhe të pavarësisë së Avokatit të Popullit, si organ i cili i promovon dhe i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve dhe i cili e ndjek gjendjen mbi respektimin e të drejtave të njeriut dhe flet mbi nevojën për mbrojtjen e tyre.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit