Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ambasadorin Elçin Amirbajov, i dërguar special i Presidentit të Azerbajxhanit
Në takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve, si dhe mbi mundësinë për përparim të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.
Presidenti Pendarovski e shprehu interesin e shtetit tonë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik me Azerbajxhanin, sidomos në fushën e energjetikës.
Presidenti Pendarovski në kontekst të kryesimit maqedonas me OSBE-në, i theksoi përpjekjet e shtetit tonë për zgjidhje paqësore midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin Nagorno Karabah dhe shprehu mbështetje për të gjitha përpjekjet për paqe dhe iniciativat që e lehtësojnë dialogun.