Takimi i Presidentit Pendarovski me Analena Baerbok, ministren federale për Punë të Jashtme të RF të Gjermanisë

23 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti, Analena Baerbokun, ministren federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, e cila është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u fol mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, partneritetin në NATO, OKB dhe OSBE, aspiratat maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe mbi gjendjen në rajonin më të gjerë dhe për ndryshimet kushtetuese.

Presidenti Pendarovski tha se Gjermania është një prej aleatëve më të afërm dhe një nga mbështetësit më të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit në BE, kurse pushteti gjerman tashmë tri dekada, me radhë, po e tregon përkushtimin ndaj shtetit dhe rajonit tonë.

Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski theksoi pritjen mbi mbështetjen e mëtejshme të fuqishme për procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....