Takimi i Presidentit Pendarovski me ndihmëssekretaren e përgjithshme të NATO-s për diplomaci publike Baiba Brazhe

6 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ndihmëssekretaren e përgjithshme të NATO-s për diplomaci publike Baiba Brazhe, e cila është për vizitë në vend me rastin e pjesëmarrjes në konferencën e komunikuesve të NATO-s, nikoqir i së cilës është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u fol mbi bashkëpunimin midis NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut, për konceptin e ri strategjik të NATO-s, si dhe për luftën në Ukrainë dhe rolin dhe rëndësinë e komunikimeve strategjike të NATO-s.

Në këtë drejtim u shkëmbyen mendime mbi funksionet komunikuese dhe planet e Aleancës, për aktivitete informuese gjatë invazionit rus mbi Ukrainën, bashkëpunimin midis partnerëve në këtë fushë dhe komunikimet digjitale.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut, duke i shfrytëzuar mekanizmat që i kemi në dispozicion si anëtare e NATO-s, do të vazhdojë të luftojë me qëllim të përforcimit të rezistencës ndaj dezinformacioneve, për parandalim dhe zvogëlim të ndikimeve të dëmshme nga lajmet e rrema të cilat e rrënojnë sistemin dhe sigurinë kolektive.

Ai shtoi se nevojitet zhvillim dhe përsosje e vazhdueshme e komunikimeve strategjike të cilat janë një nga kapacitetet kryesore të sigurisë, si dhe se vendi edhe mandej do t’i mbështesë përpjekjet e përbashkëta të Aleancës me të cilat krijohet mendim publik i bazuar në informacione të sakta faktike.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...