Bashkëshortja e Presidentit e vizitoi Komunën e Shuto Orizarit

1 Qershor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska sot në Shuto Orizari e vizitoi kopshtin IPKKF “8 Prilli” dhe u takua me shoqatën Iniciativa për të drejtat e grave rome në Shuto Orizari.

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, në grupin e fëmijëve të cilët venë në kopshtin IPKKF “8 Prilli”, bashkëshortja e Presidentit së bashku me kolege të Fakultetit Stomatologjik,  u mbajti ligjëratë me temë “Higjiena orale”.

Gjatë vizitës në kopsht, Gjorgievska u njoh me kushtet dhe funksionimin e kopshtit të ndërtuar sipas standardeve më të larta për institucion parashkollor, në suazat e të cili janë edhe standardet e larta për efikasitet energjetik dhe për qasje duke përfshirë edhe pajisje inkluzive për kopshte me qëllim që t’u sigurohet fëmijëve me aftësi të kufizuara mundësi të barabarta me moshatarët e tyre.

Në suazat e takimit me shoqatën “Iniciativa për të drejtat e grave rome në Shuto Orizari”, Gjorgievska u njoh me rezultatet e aktiviteteve të tyre të deritanishme në fushën e diskriminimit, mbrojtjes sociale dhe shëndetësore për realizimin e të cilave veprojnë si punonjëse në terren dhe parajuridike.

Shoqata “Iniciativa për të drejtat e grave rome në Shuto Orizari” qëllimin e vet primar që vajzat dhe gratë rome t’i realizojnë të drejtat e veta sociale, ekonomike dhe shëndetësore në mënyrë të barabartë me gratë e tjera, e realizon nëpërmjet aktiviteteve për edukim, përfaqësim dhe përforcim.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...