Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në evenimentin “Dialogu politik për obezitetin në vendet e Ballkanit Perëndimor”

19 Maj 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në evenimentin “Dialogu politik për obezitetin në vendet e Ballkanit Perëndimor” që u mbajt në Shkup, në organizim nga Zyra rajonale e OBSH-së për Evropën.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, bashkëshortja e Presidentit theksoi se ballafaqimi me peshën e zmadhuar trupore sot është çështje për pothuajse çdo vend, kurse kur e trajtojmë këtë temë nevojitet të fokusohemi në faktin se a flasim sa duhet dhe a e ngremë vetëdijen publike mbi shprehitë e konsumatorëve dhe mënyrën e jetës, qasjen te mbrojtja shëndetësore, arsimin e tyre, modelet e prodhimit të ushqimit.

“Gjatë kësaj, nevojitet të ndërmerret përgjegjësia për faktin se sa investojmë në brezat e ardhshëm, sa punojmë me fëmijët dhe të rinjtë që të kenë shprehi të shëndetshme ushqimi, të merren me sport, të jenë vullnetarë, të jenë solidarë dhe të shoqërohen dhe në fund si shoqëri, sa u japim shans të praktikojnë stile jetësore të cilat promovojnë shëndet”, tha Gjorgievska.

Duke e përshëndetur iniciativën e Organizatës Shëndetësore Botërore mbi  dialogun politik të faktorëve kryesorë nga sektori shëndetësor në Ballkanin Perëndimor, Gjorgievska tha se kjo është mundësi e mirë që të krijojmë qasje të përbashkët me bashkëpunim ndërsektorial me përfshirje të pushteteve shëndetësore, për ngritjen e vetëdijes publike, për ndërtimin e strategjisë dhe partneritetit midis shtetit, prindërve, sektorit arsimor dhe qytetar dhe shtoi se kjo do të kontribuojë që të promovohet mënyrë e shëndetshme jete, ushqim i shëndetshëm dhe i kontrolluar për fëmijë dhe sa më shumë kohë jashtë, kurse sa më pak me televizorin, kompjuterët, tabletët dhe smartfonët.

“Vetëm në këtë mënyrë do të ndërtojmë breza të cilët janë kryesorët për të ardhmen e qëndrueshme”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.

Në këtë eveniment mbajtën fjalim ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore Shëndetësore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....