Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në evenimentin “Virtualja është reale: Përforcimi i kornizave ligjvënëse për mbështetje të autonomisë trupore”

20 Qershor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentitz, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në forumin rajonl “Virtualja është reale: Përforcimi i kornizave ligjvënëse për mbështetje të autonomisë trupore” që mbahet me organizim të zyrës së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me zyrën e UNFP-së të Ballkanit.

Në fjalimin e vet në këtë eveniment, bashkëshortja e Presidentit theksoi se forumet e tilla ku mund të flasim për përvojat në rajon dhe të mësojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin janë mekanizëm i përkryer i cili do të ndihmojë në krijimin e zgjidhjeve efektive.

Sipas Gjorgievskës, me mjetet të cilat i kemi në dispozicion duhet të jemi mbështetës së fushatës “Bodirajt” e cila ka për qëllim të ndëmarrë veprime për ndalimin e dhunës mbi gratë dhe vajzat në hapësirat virtuale.

Qëllimi i këtij evenimenti është ngritja e vetëdijes publike në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e autonomisë trupore në internet nëpërmjet shembujve nga praktika, kurse pritet që të identifikohen edhe hapat e ardhshëm për rolet e tanishme dhe të ardhshme, si dhe përgjegjësia e faktorëve të ndryshëm, qeveritë rajonale dhe nacionale dhe partnerët e zhvillimit.

Të nderuar përfaqësues të Fondit për popullatën të Kombeve të Bashkuara,

E nderuar ministrja Trençevska dhe partnerë nga rajoni,

Të nderuar të pranishëm,

Në fillim do të desha t’ju falënderoj për ftesën që të jem midis folësve në forumin e sotshëm rajonal, eveniment i një profili të lartë i cili trajton një temë thelbësore siç është autonomia trupore në kontekstin e dhunës në internet. E shprehur si dhunë moshatarësh, gjuhë shqetësuese, ofendime, shpifje, gjuhë e urrejtjes apo përqeshje në rrjetet sociale në bazë sociale, në bazë të orientimit seksual, identitetit gjinor, përkatësisë në grup vulnerabil, dhuna në internet po bëhet një sfidë gjithnjë dhe më e madhe për të cilën është e domosdoshme të flasim dhe të punojmë bashkërisht që të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për ballafaqim me të.

Gratë dhe vajzat, si dhe grupet vulnerabile janë më shpesh shënjestër e dhunë në internet. Sipas të dhënave të Fondit për popullatën të Kombeve të Bashkuara në nivel global 85% të grave deklaruan se kanë qenë dëshmitare, kurse 40% deklaruan se kanë qenë viktima të dhunës në internet.

Duke pasur parasysh gjendet shqetësuese, nevojitet të shohim çfarë kemi bërë dhe si të vendosim detyra për këtë gjë, çfarë mund të bëjmë për ballafaqimin me dhunën në internet. Në këtë drejtim dhe forumet e tilla ku mund të flasim për përvojat në rajon dhe të mësojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin janë mekanizëm i përkryer i cili do të ndihmojë në krijimin e zgjidhjeve efektive.

Konsideroj se duhet që secili prej nesh nëpërmjet mjeteve që i kemi në dispozicion të jemi mbështetje e fushatës “Bodirajt” e cila ka për qëllim të ndërmerren veprime për ndalim të dhunës mbi gratë dhe vajzat në hapësirat virtuale. Solidariteti është një mekanizëm i përforcimit të vetëdijes publike dhe si mbështetje e viktimave që të dinë se nuk janë vetë dhe t’i nxitim të kërkojnë drejtësi për dëmin që u është bërë.

E drejta mbi trupin tonë madje edhe në hapësirën virtuale, ose “bodirajt”, duhet të jetë e drejtë e mbrojtur. Jemi dëshmitarë të rasteve ku foto dhe videomateriale të shumë personave keqpërdoren dhe shfrytëzohen në akte të ndryshme dhune, kurse kur viktima përpiqet ta fitojë betejën në rrugë institucionale, drejtësia është kryesisht e ngadalshme. Të ballafaquar me sfida të tilla, kuptohet që shumë gra dhe vajza nuk ngrenë procese juridike për mbrojtjen e të drejtave të tyre për trupin e vet në internet.

Në suazat e forumit rajonal do të dëgjojmë përvoja nga shumë ekspertë dhe vendimmarrës nga rajoni mbi gjendjet me dhunën në internet dhe cilat mjete i kanë në dispozicion viktimat, si dhe masat që duhen ndërmarrë që të përforcohet mbrojtja e tyre.

Flasim shpeshherë për përdorim të internetit si e mirë publike, si diçka që mund të na ndihmojë që t’i përmirësojmë shërbimet publike dhe informimin e qytetarëve. Qasja gjithnjë dhe më e madhe në internet çon padyshim në mbulimin më të madh digjital të qytetarëve, i cili mundëson që qytetarët të dallojnë më lehtë dezinformacionet, të përdorin shërbimet publike, të shpallin përmbajtje në mediat sociale, por edhe më shpesh t’i përdorin rrjetet sociale si realitet virtual ku për fat të keq dhuna është reale.

Ashtu harxhojmë energji që të mundësojmë qasje më të madhe të qytetarëve në internet, ashtu nevojitet edhe të punojmë mbi edukimin më të madh mbi dhunën dhe për mekanizmat juridike që do t’u mundësojnë mbrojtje kur të jenë viktima të dhunës në internet. Duhet të përshëndetet fakti që në përputhje me Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhunë mbi gratë dhe nga dhuna familjare i miratuar në vitin 2021 për herë të parë përkufizohet shqetësimi seksual nëpërmjet internetit, kurse po bëhen edhe përpjekje të tjera për miratim të sa më shumë mekanizmave juridike për mbrojtje të viktimave nga dhuna në internet.

Dhuna e bazuar në gjini në internet duhet të trajtohet si pjesë e spektrit të llojeve të dhunës së bazuar në gjini. Siç flasim për familjen, partneritetin, dhunën seksuale, fizike, psikike, emocionale, ekonomike, duhet të jemi të zëshëm edhe për dhunën në internet e cila mund të përmbajë në vetvete komponentë të llojeve të tjera të dhunës së bazuar në gjini.

Mekanizmat institucionalë dhe juridikë për mbrojtjen e qytetarëve nga dhunë në internet, si dhe sanksionimi i saj nuk janë të zhvilluar sa duhet në shumë prej vendeve, këtu përfshihemi edhe ne. Kuptohet që zgjidhjet janë marrë para pak kohe, sepse po ballafaqohemi praktikisht me një dukuri më të re. Çështja është komplekse dhe në krijimin e mekanizmave efikasë juridikë për mbrojtje dhe sanksionimin e dhunës në internet besoj se do të ketë më shumë dilema, si dhe risi të cilat duhet të vendosen në procedurat hetuese dhe gjyqësore, si dhe në zgjidhjet ligjore.

Të veprojmë me krijim të politikave të reja, të zgjidhjeve të reja ligjore që përputhen me realitetin e ri, me zgjidhjet inovative teknologjike, me ngritjen e vetëdijes publike dhe me forca të bashkuara të institucioneve, të sektorit të biznesit dhe të sektorit qytetar. Besoj se së bashku do të arrijmë te zgjidhjet efektive.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit