Kabinet i hapur me nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” – Kumanovë

30 Maj 2023 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova.

Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin Pendarovski, të marrin pjesë në hapësirat ku realizohen  takimet zyrtare dhe të punës, si dhe në sallat ku mbahen takime, solemnitete, evenimente dhe konferenca për shtyp, Mbledhjet e Këshillit të Sigurimit, dorëzimi i letrave kredenciale nga ambasadorët e huaj.

Të punësuarit në Kabinet nxënësit i informuan mbi historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit, si dhe mbi mënyrën e funksionimit të këtij institucioni, kurse e panë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton” të autorit – akademikut Gligor Çemerskit, që janë vendosur në dy muret e sallës Mozaik.

Kabineti i hapur si pjesë e projektit Ballë për ballë mundëson vizita në Kabinet dhe takime të drejtpërdrejta me Presidentin Pendarovski. Deri më tani institucionin e kanë vizituar mijëra qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...