Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë në aktivitetin “Jemi vullnetarë për një shoqëri solidare”

7 Maj 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot në “TërinjtëHab” – Zyra e Presidentit, mori pjesë në përgatitjen e pakove humanitare me prodhime ushqimore, mjete për higjienë personale dhe për mirëmbajtjen e amvisërive dedikuar për mbështetjen e qytetarëve nga kategoritë më vulnerabile që janë në rrezik social, të goditura nga kriza e shkaktuar nga pandemi e virusit korona.

 

Aktiviteti është në suazat e projektit “Jemi vullnetarë për një shoqëri solidare” që është nën patronazhin e Presidentit Stevo Pendarovski, kurse u realizua së bashku me Shoqatën e qytetarëve për ndihmë të të pastrehëve dhe familjeve dhe individëve socialë të rrezikuar “Mirësia”, me Shoqatën për zhvillim human-shoqëror – Projekti Lumturia dhe me vullnetarë nga organizata partnere.

Pakot, në bashkëpunim me këto shoqata, do t’u shpërndahen familjeve në rrezik social gjendja e të cilave është rënduar për shkak të krizës të shkaktuar nga pandemia e virusit korona, kurse një pjesë e tyre do të shpërndahen në prag të festës së Ramazan Bajramit.

Në këtë aksion humanitar, këtë herë kanë dhënë donacione kompanitë Pekabesko ASH, Makprogres, Ramstor, Alkaloid, Vitalija, Tineks dhe EVN Maqedonia.

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje edhe kompanive të tjera shoqërore përgjegjëse të përfshihen me kontributin e tyre, me qëllim që të ndihmohen në këto ditë të vështira kategoritë vulnerabile të qytetarëve, ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....