Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, së bashku me ambasadorin Dejvid Gir, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut e hapën ekspozitën “Tigra rozë dhe hardhuca të arra dhe çfarë jo tjetër” që u mbajt në rezidencën e BE-së në Shkup.
Tema kryesore e kësaj ekspozite ishte ndalimi i kolapsit të biodiversitetit, kurse artistët e inspiruar nga Marrëveshja e gjelbër evropiane patën mundësi t’i shprehin shqetësimet e veta mbi mjedisin jetësor. Ekspozita e cila do të jetë e hapur për publikun deri më 20 maj të këtij viti, është pjesë e fushatës për Marrëveshjen e gjelbër të cilën Delegacioni i BE-së e filloi në nëntor të vitit të kaluar me të cilën bëri apel për përkushtim të fuqishëm politik dhe aksion urgjent në të gjitha nivelet në ballafaqimin me ndryshimet klimatike.
Në fjalimin e saj, Gjorgievska, theksoi se ekspozita e sotshme është edhe një vërtetim se artistët dhe veprat e tyre nuk ekzistojnë veçmas prej pamjeve të kohës në të cilën veprojnë dhe formësohen, por ata janë rishqyrtim edhe në reflektimin kritik mbi të vërtetat që i ofrojnë në kontekstin në të cilin ekzistojnë.
Duke folur mbi përgjegjësinë e artistit, Gjorgievska theksoi se artistët mund të bëhen figurat qendrore rreth të cilave ndërtohet identiteti i një kohe, kurse kështu edhe të ndikojnë mbi proceset të cilat do të kontribuojnë për senzibilizimin dhe për emancipimin në lidhje me çështjet më të hidhura, por edhe për përgjegjësinë tonë për kujdesi për të mirat e përbashkëta nëpërmjet solidaritetit më të madh dhe empatisë më të madhe për njerëzimin dhe për planetin Tokë.
“Pikërisht nëpërmjet kësaj ekspozite, nëpërmjet këtij reagimi krijues ku marrim pjesë sot, shohim se si artistët me veprat e veta e dëshmojnë pamjen e frikshme të cilën e jetojmë – vdekjen ekologjike, papërgjegjësinë për resurset, poshtërimin njerëzor – duke intervenuar në rrjedhat e mëtejshme dhe në ndryshimet lidhur me trupin shoqëror”, theksoi Gjorgievska, duke shtuar se kultura dhe etimologjikisht nënkupton kujdes, kultivim, krijim të modeleve të cilat do ta fisnikërojnë planetin, kurse kështu do të kontribuojnë edhe për zhvillim të kujdesshëm dhe të balancuar të biodiversitetit, prandaj krijimtaria artistike duhet të konsiderohet për agens integrues të politikave të gjelbra.