Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska në vizitë në Manastir

8 Qershor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, ELizabeta Gjorgievska gjatë vizitës së sotshme në Manastir e vizitoi SHF “Gjorgji Sugarev” me rastin e festimit të maturës së nxënësve nga Qendra për mbështetje gjatë të mësuarit të fëmijëve me aftësi të kufizuara ku me edukatorët specialë dhe rehabilituesit bisedoi mbi aktivitetet aktuale dhe mbajtjen e mësimdhënies, kurse nxënësit interpretuan recitime dhe vallëzime. Në këtë shkollë, bashkëshortja e Presidenti e vizitoi edhe kabinetin për integrim senzor ku drejtori i shkollës, Robert Filipovski e njohu me sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë realizimit të aktiviteteve.

Me rastin e hapjes së Shkollës për diabetikë në Komunën e Manastirit, znj. Gjorgievska u takua me Shoqatën e diabetikëve të Komunës Manastir ku u informua mbi planet për realizim të programit edukativ dhe rëndësinë e edukimit për parandalim, zbulim të hershëm dhe trajtim adekuat të kësaj sëmundjeje.

Bashkëshortja e Presidentit i vizitoi edhe studiot e dizajnueseve dhe sipërmarrëseve “La Brand” Lili Kadinska dhe “Minnimal” Marija Desanova dhe Biljana Siljanovska, si pjesë e aktiviteteve të saj për mbështetje të grave zejtare dhe sipërmarrëse në vend. Në studion e dizajnueses Lili Kadinska iu prezantua procesi i përpunimeve të kreacioneve të ndryshme dhe planet për të ardhmen, kurse është informuar se një pjesë e të ardhurave që i nxjerr nga shitja e disa prej artikujve i jep donacion në Fondin për mbështetje të grave viktima të dhunës dhe nënave të vetme. Në atelienë e dizajnueseve Marija Desanova dhe Biljana Siljanovska iu prezantua koleksioni më i ri dhe u informua për mënyrën inovative të prodhimit dhe shitjes së veshjes. Gjatë bisedave znj. Gjorgievska me sfidat me të cilat ballafaqohen gratë të cilat fillojnë dhe zhvillojnë biznese në vend, si dhe me potencialin të cilin e mbart sipërmarrja e grave për mbështetje të zhvillimit ekonomik në vend.

Vizitën në Manastir, bashkëshortja e Presidentit e përfundoi me vizitë në kafenenë “Ullaf ste” në Çarshinë e vjetër të Manastirit të cilën e menaxhojnë njerëz me dëgjim të dëmtuar. Në bisedën joformale me të punësuarit, znj. Gjorgievska e dëgjoi rrëfimin e tyre jetësor i cili i motivon dhe të tjerët të besojnë në vete dhe të krijojnë rrëfime të suksesshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....