Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska për herë të dytë mbështetëse e evenimentit “Një familje” të SOS Fshatit të Fëmijëve

18 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgievska, duke e vazhduar traditën e vitit të kaluar, edhe këtë vit ka në patronazh evenimentin “Një familje” në organizim të SOS Fshatit të Fëmijëve.

Duke thënë se kjo ngjarje, është në prag të Ditës Ndërkombëtare të Solidaritet të Njeriut – 20 Dhjetori, u shpreh mirënjohje të gjithë miqve, donatorëve dhe mbështetësve të SOS Fshatit të Fëmijëve, Gjorgievska theksoi se kjo është një mundësi që të afirmohet rëndësia e solidaritetit, para së gjithash nëpërmjet shembullit me aktivitetet e SOS Fshatit të Fëmijëve, por edhe në përgjithësi të flitet për rëndësinë e solidaritetit në shoqërinë tonë.

“Duhet të theksoj rëndësinë e sektorit korporativ, si dhe të individëve të shumtë të cilët e dëshmuan në vepër humanizmin dhe solidaritetin e vet. Pikërisht falë solidaritetit dhe ndihmës konkrete të kompanive dhe të individëve, SOS Fshati i Fëmijëve e kryen me sukses funksionin e vet themelor – kujdesin për fëmijët në rrezik dhe mbështetjen e tyre, nëpërmjet modelit familjar për kujdes alternativ për fëmijët, si dhe nëpërmjet realizimit të programeve për parandalim social”, tha Gjorgievska në fjalimin e vet para të pranishmëve në këtë eveniment hibrid.

Duke folur për ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e tërësishme shoqërore për shkak të pandemisë së kovid-19, bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska nënvizoi se situata e tillë i vë në provim: solidaritetin, përgjegjësinë, humanizmin dhe altruizmin e çdo individi.

“Ta lëmë egoizmin pas nesh dhe nëse nuk mundemi në një mënyrë tjetër, të paktën të ndihmojmë me fjalë të ngrohë, me buzëqeshje, duke e shfrytëzuar kohën e lirë në angazhime vullnetare në dobi të bashkësisë. T’i hapim zemrat tona dhe të ndihmojmë dhe të jemi shpirtmirë. Të tregojmë në vepër se pa dallim gjinie, moshe, statusi social, përcaktimi fetar, etnik apo politik, të gjithë ne jemi një familje dhe çdo anëtar i familjes sonë është njësoj i rëndësishëm”, shtoi Gjorgievska.

Në këtë drejtim Gjorgievska i theksoi përpjekjet mbinjerëzore të cilat i bëjnë punonjësit shëndetësorë që t’i shpëtojnë shëndetin dhe jetën e pacientëve të vet.

“Të dëshmojmë solidaritet me ta, kështu që do të respektojmë masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Duke pasur parasysh faktin që në disa vende tashmë ka filluar me imunizimin e popullatës, kurse vaksina do të mbërrijë së shpejti edhe te ne, të qëndrojmë deri në fund dhe të dëshmojmë përgjegjësi, disiplinë, kujdes dhe solidaritet”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska.

Në evenimentin e sotshëm “Një familje” të SOS Fshatit të fëmijëve u janë dhënë shpërblime dhe mirënjohje donatorëve individualë dhe korporatave të cilët e kanë mbështetur SOS Fshatin e Fëmijëve në vitin 2020. Gjithashtu, është vendosur edhe ekspozita e veprave artistike të artistit të ri Martin Burovski, i cili është rritur nën mbrojtjen e SOS Fshatit të Fëmijëve. Ekspozita, e cila është hapur solemnisht nga ambasadori austriak në vendin tonë, Georg Bucas, do të jetë e hapur për qytetarët deri më 25 dhjetor.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....