Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska u drejtua në evenimentin “Një familje” e SOS Fshati i fëmijëve- Maqedoni

20 Dhjetor 2019 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, u drejtua në evenimentin “Një familje”, që u mbajt në patronazhin e saj, në organizim të SOS Fshati i fëmijëve- Maqedoni. Me evenimentin “Një familje” SOS Fshati i fëmijëve- Maqedoni u jep mirënjohje miqve, donatorëve dhe mbështetësve të kësaj organizate.

Gjorgievska vlerësoi që në 18 vjetorin e ekzistimit, SOS Fshati i fëmijëve- Maqedoni ka arritur rezultate solide në kujdesin e fëmijëve në rrezik. Personalisht falënderoi të gjithë që pa egoizëm ndajnë mjetet, kohën, energjinë dhe kontribuojnë në realizimin e misionit të SOS Fshatit të fëmijëve- Maqedoni.

Në vazhdim është teksti integral i fjalimit.
Të nderuar anëtarë të SOS Fshatit të fëmijëve- Maqedoni
Të nderuar mysafirë,
Zonja dhe zotërinj,

Së pari, do të doja të falënderoj për nderin të jem organizatore e evenimentit të sivjetmë “Një familje” e SOS Fshatit të fëmijëve. Në të do t’u jepet mirënjohje miqve, donatorëve dhe mbështetësve të kësaj organizate. Simbolika është edhe më e madhe sepse ceremonia zhvillohet më 20 dhjetor- Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit. Pikërisht si rezultat i solidaritetit dhe ndihmës nga institucionet, kompanitë dhe individët, SOS Fshati i fëmijëve mund ta kryej funksionin e vet thelbësor për kujdesin dhe mbështetjen e fëmijëve në rrezik. Mirëpo, krahas modeli familjar për kujdes alternativ të fëmijëve, SOS Fshati i fëmijëve realizon program për prevenim social- përforcimin e familjeve, program për kujdesin e të rinjve, përfaqësimin dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe sistemin për mbrojtje sociale. E tërë kjo, SOS Fshatin e fëmijëve në vendin tonë e bën të suksesshme 18 vite. Me të vërtetë duhet të jemi krenar që edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në 130 shtete në botë, ekziston organizata më e madhe joqeveritare që fokusohet në mbështetjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, si dhe ndihmën e familjeve në rrezik. Pasi e përmenda rrjetin ndërkombëtar të SOS Fshati i fëmijëve, do të doja ta uroj jubileun e madh gjegjësisht 70 vjetorin nga hapja e SOS Fshatit të parë të fëmijëve në Tirol të Austrisë. Ideja e Herman Gmajner, që filloi me realizim para 70 viteve dhe deri më sot nuk e ka humbuar aktualitetin e vet dhe është shembull për kujdesin social dhe mbrojtjen, me fokus në ambientin alternativ familjar, në raste kur fëmijët nuk kanë mundësi të jetojnë me prindërit e tyre.

Të nderuar miq,

Çdo fëmijë meriton të rritet në shtëpi të ngrohtë, i rrethuar me dashuri, kujdes gjegjësisht asnjë fëmijë nuk duhet të rritet vet, siç theksohet në misionin e SOS Fshati i fëmijëve. Që kjo të realizohet, secili prej nesh mund të kontribuojë në mënyrë të ndryshme. Pikërisht edhe sot jemi tubuar t’u japim mirënjohje atyre që pa egoizëm ndajnë mjete, kohë, energji dhe kontribuojnë në realizimin e misionit të SOS Fshati i fëmijëve. Do të doja që, si organizate e këtij manifestimi, personalisht të falënderoj dhe të inkurajoj ku edhe më tej, pa egoizëm dhe pa rezervë të ndihmojnë, të jenë solidar dhe bujar. Duke u kujdesur për më të rinjtë, kujdesemi edhe për të ardhmen tonë, kujdesemi për përparimin dhe prosperitetin e komunitetit në përgjithësi. Të gjithë ne jemi një familje dhe çdo anëtarë i familjes tonë meriton të jetë i plotë me lumturi dhe gëzim. Më lejoni në fund të fjalimit tim, të gjithë personave të përkujdesur në SOS Fshati i fëmijëve- Maqedoni, punonjësve dhe mbështetëse t’u dëshiroj, para se gjithash, shumë dashuri, shëndet, lumturi dhe sukses.

Ju faleminderit!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....