Bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska në vizitë në ISHP Enti për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup

28 Prill 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska me rastin e muajt kushtuar ngritjes së vetëdijes për praninë dhe pranimin e personave me autizëm, sot ishte për vizitë në IPSH Entin për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup.

 

Vizita e sotshme është me qëllim të njohjes me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion dhe është në shenjë të mbështetjes së personave me spektër autizmi të çrregullimeve.

Gjatë vizitës, drejtoresha e IPSH Entit për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup, dr. spec. Silvana Filipova, e njohu bashkëshorten e presidentit me punën në këtë ent, ku u vizituan edhe kabineti logoped, kabineti për audiometri, kabineti për intervenim të hershëm gjuhësor në të folur dhe kabineti surdologjik. Gjorgievska e vizitoi, gjithashtu, edhe repartin për rehabilitim të fëmijëve me çrregullime më të vështira zhvillimore, fëmijët me spektër autizmi të çrregullimeve dhe fëmijët me mosfunksionim shqisor.

“Ngritja e vetëdijes së publikut për autizmin është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe intervenimin në kohë te personat me spektër autizmi të çrregullimeve. Me mbështetjen tonë mund të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në inkluzivitetin më të madh të këtyre personave, kryesisht fëmijë”, theksoi Gjorgievska.

IPSH Enti për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup është institucion shëndetësor i specializuar dhe i akredituar ku kryhet detektim, diagnostikim, intervenim dhe trajtim i hershëm i të gjitha llojeve të patologjisë në komunikimin verbal te fëmijët dhe të rriturit. Momentalisht në këtë institucion trajnim rehabilitues marrin, gjithsej, 56 fëmijë me spektër autizmi të çrregullimeve dhe fëmijët me mosfunksionime shqisore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....