Bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska në vizitë në kompaninë gostivarase “Kasefiçio Çezarina” dhe me mbështetje për gratë sipërmarrëse

14 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot e vizitoi kompaninë “Kasefiçio Çezarina” nga Gostivari, e cila merret me prodhimin e djathërave dhe të cilën e udhëheq një grua e suksesshme sipërmarrëse, Gëzime Fejzi.

Në drejtim të përpjekjeve të saj për mbështetjen e grave sipërmarrëse dhe të bizneseve të suksesshme, Gjorgievska e përgëzoi udhëheqjen për arritjet ambicioze dhe përparimin e përhershëm të kompanisë, që kontribuon në konkurrencën e tyre edhe në vend edhe jashtë.

Në suazat e vizitës, të punësuarit e njohën Gjorgievskën me zhvillimin e kompanisë nga ideja deri në realizim, për zbatimin e suksesshëm të përvojës italiane në prodhimtari, si dhe me procesin e prodhimit dhe asortimentin që e përbëjnë djathëra të njohur botërorë, nga mocarela te djathërat speciale me shije çokollate dhe kafeje.

“Më gëzon fakti që sipërmarrja e grave filloi, me ngadalë, të luajë një rol të madh në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Gjorgievska, duke thënë se nevojitet mbështetje më e fuqishme institucionale, që të nxitet dhe të jepet kontribut më i madh në promovimin e grave sipërmarrëse.

Në këtë bisedë janë treguar sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen kompanitë për shkak të pandemisë së kovid-19, si dhe nevoja për përshtatje me kushtet e reja, por edhe domosdoshmëria që të mos të humbasë motivimi dhe këmbëngulja në vazhdimin e veprimtarive të suksesshme.

“Kreativiteti, juaj, risia dhe para së gjithash guximi që ta pranoni rrezikun dhe ta shndërroni në përparësi, flet për shpirtin tuaj të vërtetë sipërmarrës “Kasefiçio Çezarina” është shembull pozitiv se si të shfrytëzohen mundësitë që i ofron vendi ynë, dhe si me profesionalizëm, këmbëngulje dhe punë arrihen rezultate “rekomandoi Gjorgievska në bisedën me Gëzime Fejzin.

Gjorgievska shtoi se “Kasefiçio Çezarina” përveç se kontribuon në zhvillimin ekonomik lokal dhe vendas, me konkurrencën e vet në tregjet e huaja e afirmon njëkohësisht edhe vendin tonë.

“Kasefiçio Çezarina” është themeluar në vitin 2001 dhe ka marrë shumë shpërblime shtetërore për punë të suksesshme. Pronarja e kompanisë, Gëzime Fejzi është kryetare e Grupacionit të grave sipërmarrëse dhe fituese e mirënjohjes për gruan më të suksesshme biznesmene në vendin tonë, që e jep Ambasada e SHBA-së.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....