Bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska u përfshi në aktivitetet e Rituit ushqim: Të jemi solidarë me qytetarët të cilëve u nevojitemi më shumë!

12 Shkurt 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot u përfshi në aktivitetin e Iniciativës qytetare joformale “Rituit ushqim” përkatësisht në përgatitjen e ushqim për të pastrehët dhe personat në rrezik social.

Ushqimi u përgatit në kuzhinën e kishës “Gllasnost”. Në përputhje me praktikën e deritanishme, ushqimi do të shpërndahet gjatë fundjavës, kur nuk funksionojnë kuzhinat popullore.

“Kriza e cila është pasojë e pandemisë së kovid-19, më vështirë reflektohet te këto kategori të qytetarëve vulnerabilë. Prandaj, është zmadhuar edhe nevoja për ushqim të ngrohtë. Të jemi humanë dhe solidarë, t’i ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë për këtë ndihmë. Të ndajmë ushqimin me qytetarët të cilët nuk mund të sigurojnë ushqim për veten apo familjen e vet”, theksoi Gjorgievska.

Në aktivitetet e “Rituit ushqim” siç shtoi Gjorgievska, mund të përfshihet kushdo që konsideron se mund të kontribuojë.

Iniciativa qytetare joformale “Rituit ushqim” së bashku me Shoqatën e qytetarëve për ndihmë për të pastrehët, familjet dhe individët në rrezik sociale “Veprat e vërteta të mirësjelljes” më shumë se pesë vjet i ndihmojnë qytetarët më vulnerabilë. Të dyja këto organizata ishin pjesë e aksionit humanitar të iniciuar nga Kabineti i Presidentit Pendarovski “Jemi vullnetarë për shoqëri solidare”.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...