Bashkëshortja e Presidentit mbajti fjalim me rastin e Ditës botërore të diabetit

15 Nëntor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë dhe mbajti fjalim në evenimentin me rastin e festimit të 14 Nëntorit – Ditës botërore të diabetit që u mbajt në Qendrën Multimediale “Stacioni i vogël” në Shkup.

Evenimenti që u mbajt nën moton globale “Edukimi për mbrojtjen e të ardhmes” organizohet nga Asociacioni për diabetin te fëmijët në Maqedoni  – BALANC MK dhe ka për qëllim të dërgojë mesazh për intensifikimin dhe gjithëpërfshirjen e edukimit dhe informimit mbi diabetin.

Në suazat e këtij evenimenti është mbajtur punëtori kreative për fëmijë, në të cilën fëmijët së bashku me dy trajnerë psikologë për Terapinë Geshtalt Art duke përdorur teknika të ndryshme krijuan poster të madh nëpërmjet të cilit e dërguan mesazhin për nevojën për qasje tek edukimi në lidhje me këtë sëmundje. Në këtë eveniment është promovuar edhe portali edukativ-informativ “Dera e insulinës”.

Në fjalimin e vet, bashkëshortja e Presidentit theksoi se bashkëpunimi institucional dhe krijimi i hapësirë në të cilën do të vendosen informacione relevante janë burimi kryesor për ngritjen e vetëdijes publike për diabetin e fëmijëve në shtetin tonë. Gjorgievska u bëri apel të gjitha institucioneve relevante t’i dëgjojnë dhe t’u përgjigjen nevojave dhe sfidave të fëmijëve me diabet dhe prindërve të tyre, jo vetëm për shkak të solidaritetit i cili është i nevojshëm, por edhe për shkak të obligimit dhe detyrës që ato institucione e kanë ndaj çdo qytetari.

Në vijim është teksti integral i fjalimit të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska.

Të nderuar,

Ndjehem e respektuar të jem sot me ju dhe fëmijët tuaj që ta shënojmë së bashku këtë ditë të rëndësishme, 14 Nëntorin, Ditën botërore të diabetit. Në fillim dua të theksoj, se e keni mbështetjen time të tërësishme në përpjekjen tuaj për të folur në publik, për edukimin e vazhdueshëm dhe ballafaqimin dhe parandalimin me cilësi të diabetit.

Kërkimi i nevojshëm i përgjigjeve të mbështetura me edukim cilësor dhe relevant çon në kuptimin objektiv dhe pastrimin e dilemave dhe frikave të cilat i kemi për shëndetin personal dhe shëndetin e më të dashurve. Ballafaqimi me sfidat në këtë mënyrë është me rëndësi të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për gjendjen me diabetin. Në këtë kontekst është edhe motoja për shënim global të Ditës botërore të diabetit “Edukimi për mbrojtjen e të ardhmes”, e cila jo vetëm që synon parandalimin e suksesshëm të diabetit dhe pasojave të cilat dalin prej tij, por synon edhe vendosjen e standardeve të cilat garantojnë jetë cilësore për çdo person me diabet.

Besoj se secili prej nesh duke u nisur nga përvojat personale ka arritur në konstatimin se edukimi i përhershëm, marrja e informacioneve të besueshme dhe burimore, janë mënyra thelbësore e cila garanton ballafaqim cilësor me cilindo qoftë problem. Kështu është edhe kur bëhet fjalë për diabetin. Pa marrë parasysh se a flasim për fëmijët me diabet tip 1 ose tip 2, çështje imperativë është që lloji i tillë i edukimit të jetë prioritet i vazhdueshëm, si për ta vetë, për prindërit e tyre, por edhe për sistemin, përkatësisht institucionet të cilat janë të involvuara në kujdesin për shëndetin e fëmijëve, madje edhe për ata të cilët kujdesen për edukimin dhe arsimimin e tyre. Bashkëpunimi institucional dhe krijimi i hapësirë në të cilin do të vendosen informacionet relevante janë burimi kryesor për ngritjen e vetëdijes publike mbi diabetin e fëmijëve në shtetin tonë. Në këtë kontekst besoj se portali edukativ-informativ “Dera e insulinës” do të arrijë ta krijojë këtë hapësirë.

Në fund më lejoni ta shpreh mbështetjen time personale dhe respektin ndaj përpjekjeve tuaja dhe ndaj luftës suaj fisnike për jetë të shëndetshme dhe pa shqetësime të fëmijëve me diabet. Rruga e edukimit të përhershëm ndoshta është e vështirë, por është e njohur ajo e vërteta që të çon drejt suksesit. Kuptohet do të dëshiroj edhe njëherë nga ky vend t’u bëj apel të gjitha institucioneve relevante t’i dëgjojnë dhe t’u përgjigjen nevojave dhe sfidave të fëmijëve me diabet dhe prindërve të tyre, jo vetëm për shkak të solidaritetit i cili është i nevojshëm, por edhe për shkak të obligimit dhe detyrës që ato institucione e kanë ndaj çdo qytetarit tonë.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit