Bashkëshortja e Presidentit – mbështetëse e konferencës ndërkombëtare “Gratë në politikën e jashtme”

14 Shtator 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska është mbështetëse e konferencës ndërkombëtare dyditore “Gratë në politikën e jashtme” e cila mbahet  sot dhe nesër në Shkup me organizim nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në fjalimin e vet në diskutimin e parë në panel me titull “A mund ta ndryshojnë gratë në politikën e jashtme botën”, Gjorgievska theksoi se diplomacia është një nga fushat ku gratë tradicionalisht nuk kanë qenë shumicë në pozitat e larta udhëheqëse dhe se kjo nuk është rast vetëm te ne.

“Nëse shihet përvoja në suazat e historisë më të re politike, madhe edhe demokracitë më të zhvilluara se ne kanë traditë të shkurtër të grave ambasadore dhe grave në pozitën e lartë udhëheqëse, mediatore në ballafaqimin me konflikte, negociatore në kontekste ndërkombëtare dhe nënshkruese të marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Gjorgievska dhe shtoi se duhet ta ndërpresim edhe ta transformojmë historinë e supresionit gjinor dhe të dhunës e cila nuk është vetëm fizike, por një anashkalim dhe margjinalizim sistematik dhe pasiv i pozitës shoqërore të gruas.

“Nëse nuk i përfshijmë gratë në proceset kryesore të udhëheqjes së një shoqërie, ne e përjashtojmë gjysmën e popullatës sonë, kurse kështu kemi edhe potencial të pashfrytëzuar, tha bashkëshortja e Presidentit sipas së cilës përfshirja nuk duhet të mbetet vetëm për të plotësuar kornizat juridike dhe për plotësimin e neneve të ndonjë deklarate. Ajo theksoi se duhet të angazhohemi rreth sensibilizimit thelbësor në të gjitha sferat, nga ato intimet deri te profesionalet mbi rëndësinë e barazisë gjinore.

Gjorgievska theksoi se barazia gjinore është obligim për secilin prej ne, çdo ditë, se ky është një obligim për krijim të një shoqërie ku çdo vajzë mund të ndiejë se në të ardhmen do t’i ketë të njëjtat mundësi për arsimim, punësim dhe cilësi të jetës si dhe çdo djalë.

“Sa më shumë investojmë në barazinë gjinore, aq më shumë do t’u mundësojmë gjeneratave të ardhshme të trashëgojnë një shoqëri në të cilën stereotipat dhe barrierat sistematike zvogëlohen, kurse zmadhohen mundësitë që të gjithë të gëzojnë të drejta të barabarta në çdo sferë të jetës”, theksoi bashkëshortja e Presidentit.

Konferencën e hapi ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani, kurse gjatë konferencës dyditore do të diskutojnë ministra nga vendi dhe nga jashtë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, diplomatë, biznesmenë, mbi shumë tema midis të cilave: angazhimi i burrave në barazinë gjinore; fuqia e grave paqeruajtëse; kovid-19 dhe ndikimi i tij ekonomik mbi gratë; roli i parlamenteve në përparimin e barazisë gjinore.

Në këtë konferencë është miratuar edhe një deklaratë e përbashkët për themelimin e rrjetit të grave diplomate nga Ballkani Perëndimor me të cilën do të hapet mundësia për komunikim më të madh dhe shkëmbim të përvojave midis grave diplomate me qëllim që të rritet roli që kanë ato dhe që duhet ta zhvillojnë në politikën e jashtme në rajon.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...