Bashkëshortja e Presidentit me mbështetje për ngritjen e vetëdijes për kancerin në gji

27 Shtator 2020 | Kumtesat

 Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gorgievska sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në evenimentin për ngritjen e vetëdijes mbi kancerin në gji “Race for the cure” në Parkun e qytetit.

“Kemi obligim të dyfishtë në lidhje me edukimin, parandalimin dhe mjekimin jo vetëm të kancerit në gji, por edhe të virusit i cili kërcënohet ta rrezikojë çdo grua e cila është e sëmurë nga një sëmundje tjetër”, theksoi znj. Gjorgievska, duke shtuar se është e nevojshme të sigurohen mjete për të gjitha qendrat e kujdesit për gratë e sëmura, të cilat përveç kujdesit, ofrojnë edhe mbështetjen që është shumë e rëndësishme, kurse kjo mbështetje është mbështetja psikologjike.

Në këtë eveniment mbajtën fjalim edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadorja amerikane në vend, Kejt Bërns.

Organizator i këtij evenimenti është Shoqata “Borka” e cila iu bashkëngjit fushatës që po zhvillohet në shumë shtete dhe qytete evropiane, kurse te ne, fushata dhe evenimentet finale përveç se në Shkup do të mbahen edhe në 13 qytetet.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të znj. Elizabeta Gjorgievska.

Të nderuar të pranishëm,

miq të dashur,

Ky eveniment zhvillohet në prag të tetorit, edhe një muajt tjetër botëror i luftës kundër kancerit në gji. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se këtë herë, kemi një situatë me të vërtetë të vështirë, të mbingarkuar me kërcënime nga virusi korona që e ka ndryshuar praktikisht të gjithë botën. Kështu, apelet dhe promovimi i vetëdijes për këtë sëmundje, në të vërtetë janë më komplekse dhe duhet të jenë edhe më dramatike. Kemi obligim të dyfishtë në lidhje me edukimin, parandalimin dhe mjekimin jo vetëm të virusit i cili po kërcënohet që ta rrezikojë gruan e cila tashmë është e prekur nga një sëmundje tjetër.

Gjatë muajit tetor shumë objekte botërore kulturore do të ndriçojnë në ngjyrën rozë, kurse kështu do të tërheqin vëmendjen mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit në gji dhe prandaj sot do të rikujtoj rregullin kryesor në jetë, më mirë të parandalohet sesa të mjekohet. Ju lutem praktikoni vetëkontrollin e gjoksit, vizitat e rregullta në doktor dhe mamografitë vjetore.

Fjongoja rozë është simbol i luftës kundër kësaj sëmundjeje dhe simbol i mbështetjes së të gjithë të prekurve nga kjo sëmundje. Fjongon rozë e mbajnë të shëruarit, por edhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë ta ngrenë vetëdijen për këtë sëmundje e cila është në të vërtetë, një nga sëmundjet më vdekjeprurëse te gratë. Gjithashtu, dua ta tërheq vëmendjen mbi nevojën për mbledhjen e mjeteve për dhurim në të gjitha qendrat për kujdes për gratë e sëmura, të cilat përveç kujdesit, e ofrojnë edhe atë që është shumë e rëndësishme, kurse kjo është mbështetja psikologjike.

Do të theksoj edhe diçka: as këtë, si dhe të gjitha sëmundjet e tjera nuk duhet t’i shikojmë si diçka që mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Përveç nesh, punonjësit mjekësorë,  çdo ditë dhe kudo ku ka mundësi duhet ta theksojmë këtë gjë. Ka edhe shumë për t’u bërë, kurse vetëm së bashku mund të bëjmë ndryshime mbi vetëdijen dhe mbështetjen kolektive në edukimin dhe nxitjen e grave në çdo mënyrë të mundshme.

Dhe, të mos harrojmë: asnjëherë nuk është vonë për ndryshime për një jetë të shëndetshme. Nuk është e rëndësishme sa vjet keni, ndryshimet në jetë për një shëndet më të mirë nuk njohin moshë. Të jemi miq më të mirë me trupin e vet dhe t’i dëgjojmë paralajmërimet e tij.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...