Bashkëshortja e Presidentit mori pjesë në diskutimin në panel “Qasje te trajtimi dhe shërbimi për detektim të hershëm”

6 Shkurt 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, mori pjesë në diskutimin në panel “Qasje te trajtimi dhe shërbimet e detektimit të hershëm” me rastin e festimit të 4-shkurtit, Ditës Botërore të Luftës kundër Kancerit, që u mbajt Europe House, Shkup.

Ku diskutim në panel është vazhdimi i serisë së suksesshme të debateve me tema nga shëndetësia të realizuara me mbështetjen e bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska dhe ambasadorit Dejvid Gir në bashkëpunim me Klubin e mjekëve të rinj.

Duke folur para të pranishmëve në këtë eveniment, bashkëshortja e Presidentit, znj. Gjorgievska theksoi se në luftën kundër kancerit është i rëndësishëm promovimi adekuat i shprehive shëndetësore ku futet edhe mënyra e rregullt e jetës, ushqimi i rregullt dhe aktiviteti fizik. Sipas znj. Gjorgievska, është jashtëzakonisht i rëndësishëm parandalimi dytësor ku shteti duhet të sigurojë që secili të mund të kryejë skrining të hershëm.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo grua dhe çdo individ të ketë qasje te ky skrining i hershëm sepse, e dimë të gjithë, se parandalimi sado që të kushtojë, megjithatë kushton më pak sesa trajnimi. Dhe jo vetëm nga ana ekonomike, por është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet më shumë vëmendje momentit psikologjik te të sëmurët me kancer”, theksoi bashkëshortja e Presidentit, duke shtuar se është me rëndësi të jashtëzakonshme momenti psikologjik të trajtohet te këta pacientë dhe te familjet e tyre sepse kanceri është një sëmundje e të gjithë familjes.

Sipas znj. Gjorgievska, për të sëmurët duhet të sigurojmë me patjetër terapinë më bashkëkohore.

“E dimë të gjithë se muajt e fundit kemi problem me furnizimimin me terapi. Kjo me të vërtetë nuk duhet të ndodhë, domethënë ata pacientë duhet ta marrin terapinë më moderne. Tani kemi medikamente inovative të cilat mund të bëjnë shumë”, tha bashkëshortja e Presidentit.

Në këtë eveniment përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe sektori qytetar dhe pacientët, diskutuan mbi qasjen te trajtimi për të sëmurët me kancer, qasjen te shërbimet për detektimin e tij të hershëm dhe çështje të tjera që lidhen me gjendjen e kësaj sëmundjeje te ne, që ka rëndësi thelbësore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....