Bashkëshortja e Presidentit mori pjesë në evenimentin “Takim për rrjetëzim me atashetë e kulturës së vendeve anëtare të BE-së”

10 Nëntor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, mori pjesë në evenimentin “Takim për rrjetëzim me atashetë e kulturës së vendeve anëtare të BE-së” që u mbajt në shtëpinë muze të piktorit të mirënjohur, Llazar Liçenoski. Ky eveniment është pjesë e aktiviteteve me rastin e ditëlindjes së 3-të të Europe house, Shkup.

Duke theksuar se rinovimi i shtëpisë së Llazar Liçenovskit është e rëndësishme nga shumë aspekte, në fjalimin e vet para të pranishmëve, bashkëshortja e Presidentit theksoi se nga njëra anë kjo dëshmon se sa kujdesemi ne për trashëgiminë tonë kulturore, por nga ana tjetër përveç se a vlerë tradicionale, muzeologjike, kjo është një bazë që të ndërtohet hapësirë e gjallë, dinamike në të cilën gjeneratat e reja do të kenë mundësi të krijojnë, të inspirohen dhe të krijojnë vazhdimësi të këtij arti me të cilin merrej Liçenoski dhe do të krijojnë momente të reja, përvoja të reja dhe art të ri për të gjitha gjeneratat e reja.

“Kam me të vërtetë kënaqësinë që të jem patron së bashku me bashkëshortin tim në një projekt të tillë të mrekullueshëm dhe shpresoj se do të ketë edhe shumë projekte të tilla të cilat do të jenë inkubatorë të ideve për artistët e rinj”, tha bashkëshortja e Presidentit.

Në evenimentin e sotëm që përbën shoqërim joformal me atashetë e kulturës së ambasadave të vendeve anëtare të BE-së, mbajti fjalim edhe shefi i delegacionit të BE-së, ambasadori Dejvid Gir dje drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dita Starova-Qerimi e cila dha një pasqyrë të shkurtër të trashëgimisë dhe vlerës së shtëpisë muze dhe veprës së Liçenoskit e cila e pasuron thesarin kulturor të vendit

Të pranishmit në këtë eveniment patën mundësi ta shikojnë ekspozitën studentore e cila përbëhet nga forma të ndryshme të veprave artistike të punuara nga studentët dhe profesorët e Fakultetit të arteve pamore, të përgatitura dhe të inspiruara nga veprat dhe trashëgimia e Liçenoskit. Ata shkëmbyen informacione në lidhje me mundësitë për aktivitete të ardhshme për konservim dhe restaurim të shtëpisë muze.

Programi i Europe house, Shkup me rastin e ditëlindjes parashikon një sërë aktivitetesh të cilat do të zhvillohen në shtëpinë muze të Llazar Liçenoskit me qëllim që të bëhet homazh për personalitetin dhe veprën e këtij piktori të rëndësishëm maqedonas.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....