Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska e vizitoi Kishën Ungjillore në Veles, ku së bashku me përfaqësuesit e kishës dhe me Kristijan Kalinov nga iniciativa “Rituit ushqim” përgatitën pako humanitare për familjet e kategorisë më vulnerabile të qytetarëve.
Pastori i Kishës Ungjillore, Filip Ivanov, e njohu zonjën Gjorgievska me aktivitetet e kishës, të cilat kryesisht janë të karakterit humanitar, duke përfshirë pako ushqimore, kuzhinë popullore në bashkëpunim me restorantin “Boehm” dhe Shoqatën për ndihmë të personave të cenueshëm socialë “Zero të uritur në Veles”, bashkëpunimin dhe mbështetjne e vazhdueshme të Shoqërisë së personave paralizë cerebrale nga Velesi, bursat për gjimnazistët dhe studentët e familjeve të rrezikuara sociale dhe shumë të tjera.
Në suazat e vizitës në Veles, bashkëshortja e Presidentit vizitoi edhe një shtëpi të vogël në grup për personat me aftësi të kufizuara ku qëndrojnë 5 persona. Ajo në këtë shtëpi pati mundësi të njihet nga afër me ta dhe me kushtet në shtëpi, kurse nëpërmjet shoqërimit me ta kishte mundësi të dëgjojë cilat janë interesat e tyre dhe si e kalojnë kohën në këtë shtëpi.