Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska sot e vizitoi Kabinetin për mbështetje psikologjike në ISHP Klinika universitare e radioterapisë dhe onkologjisë me rastin e festimit të Tetorit – Muaji i luftës kundër kancerit në gji.
Gjatë vizitës, bashkëshortja e Presidentit u shoqërua nga drejtori i ISHP Klinika universitare e radioterapisë dhe onkologjisë, spec. dr. Nikolla Vasev, kryetarja e Shoqatës për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve të cilët mjekohen nga karcinomi “Ljubov sme – Jemi dashuri“, Makedonka Ikonomova Davëeva dhe spec. dr. Meri Peshevska, specialist në Repartin për tumore malinje në gji në ISHP Klinika universitare e radioterapisë dhe onkologjisë.
Bashkëshortja e Presidentit bëri një vizitë të shkurtër te pacientët në spitalin ditor për marrje të hemoterapisë dhe e vizitoi Kabinetin për mbështetje psikike ku psikologët, Aleksandra Stefanovska dhe Elena Georgievska e prezantuan punën e kabinetit. Ata e informuan Gjorgievskën se psikologët e klinikës punojnë me pacientët dhe familjet e tyre, realizojnë takime individuale dhe në grup me pacientë të rinj të cilët fillojnë me mjekimin, me pacientët të cilët po e kryejnë trajtimin, si dhe me pacientët të cilët e kanë përfunduar mjekimin e tyre.
Shoqata “Ljubov sme – Jemi dashuri” qëllimi i të cilës është t’ua lehtësojë rrugën pacientëve onkologjikë drejt shëndetit të tyre më të mirë e inicioi në bashkëpunim me institucionet shëndetësore hapjen e kabinetit psikologjik në ISHP Klinika universitare e radioterapisë dhe onkologjisë duke konsideruar se është i domosdoshëm në procesin e mjekimit të tyre.
Nga fillimi i pandemisë psikologët në njësinë psikologjike në Klinikën universitare të onkologjisë dhe radioterapisë në bashkëpunim me Odën e psikologëve, dizajnuan “Projekt për mbështetje psikologjike dhe ndihmë psikike-sociale të pacientëve onkologjikë”. Në suazat e projektit ofrohet ndihmë psikologjike pa pagesë dhe në suazat e tij funksionon shërbim telefonik për ndihmë të pacientëve onkologjikë dhe familjet e tyre dhe grup onlajn për mbështetje psikologjike njëherë në javë. Në Kabinetin për mbështetje psikologjike të Klinikës universitare të radioterapisë dhe onkologjisë nga fillimi me punë janë realizuar 900 takime psikologjike gjithsej.