Bashkëshortja e Presidentit në vizitë në Kuzhinën popullore në Komunën e Shuto Orizarit

17 Qershor 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot e vizitoi Kuzhinën popullore në Komunën e Shuto Orizarit ku u njoh me realizimin e iniciativës së kësaj komune mbi përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimeve të ngrohta për kategoritë e lëndueshme sociale të qytetarëve.

Në kuzhinën, e cila është në suazat e kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” përgatiten përditë nga dy vakte për rreth 200 familje, kurse nga hapja e saj në dhjetor të vitit 2020 dhe deri më sot janë përgatitur rreth 40.000 vakte të ngrohta.

Gjorgievska e përshëndeti këtë iniciativë duke theksuar se në këtë periudhë krize kur shumë nga qytetarët tanë ballafaqohen me sfida ekzistenciale, me rëndësi të veçantë është dhënia e kujdesit për kategoritë më të lëndueshme të qytetarëve.

Për realizimin e aktiviteteve në Kuzhinën popullore mjete financiare veçon Komuna e Shuto Orizarit, kurse iniciativa është ndihmuar nga kompanitë dhe individët me përgjegjësi shoqërore. Të gjitha palët e përfshira e mbështesin vullnetarisht funksionimin e kuzhinës, kurse në shpërndarjen e ushqimeve është përfshirë edhe administrata e vetëqeverisjes lokale.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit