Bashkëshortja e Presidentit në vizitë në Rajonin e Maleshevisë

5 Prill 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska sot ishte për vizitë në Rajonin e Maleshevisë ku u takua me sipërmarrëse dhe anëtare të ekonomive familjare, kurse e vizitoi edhe Qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuar mentale ose fizike në Institucionin publik Qendra ndërkomunale për punë sociale – Berovë, e cila vitin e kaluar është pajisur nën patronazhin e Presidentit Pendarovski.

Në suazat e vizitës në Qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuar mentale ose fizike, në Institucionin publik Qendra ndërkomunale për punë sociale – Berovë, për pajisjen e të cilës vitin e kaluar nën patronazhin e Presidentit Pendarovski është siguruar donacion nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, bashkëshortja e Presidentit kishte mundësi t’i shikojë kabinetet e pajisura për terapi fizikale dhe hidroterapi si dhe dhomën sensore për fëmijë, të rinj dhe të rritur me spektër autistik të çrregullimeve. Në këtë Qendër ditore sigurohet kujdes ditor, aktivitet prodhues pune, terapi pune, stimulim i zhvillimit të shkathtësive komunikatave, socializim me qëllim të pavarësimit të personave të cilët qëndrojnë këtu.

Gjatë bisedës me personelin e punësuar në këtë qendër ditore, znj. Gjorgievska u informua se kabinetet e pajisura dhe dhoma sensore e zmadhuan cilësinë e shërbimeve të cilat i marrin qytetarët të cilët qëndrojnë në këtë qendër. Sipas znj. Gjorgievska, është me rëndësi të madhe përmirësimi i mëtejshëm i kushteve për personat me aftësi të kufizuar dhe për zmadhimin e dukjes së tyre, për çka nevojitet investim nga të gjithë faktorët.

Në Pehçevë në takimin me Emilija Pehçevskën prodhuese të prodhimeve prej frutave të pyllit, bashkëshortja e Presidentit kishte mundësi që nga afër të shohë mënyrën e prodhimit të marmelatave, reçelrave, shurupeve dhe lëngjeve prej frutave të pyllit. Pehçevska e informoi znj. Gjorgievska se prodhimet janë organike dhe prodhim vendas dhe me to dëshirojnë të ndikojnë në tregun vendas për përforcimin e vetëdijes për blerje dhe vlerësim të prodhimit vendas organik.

Gjatë vizitës në fshatin Rusinovo, znj. Gjorgievska u takua me endësen Lubinka Mehanxhiska ku i pa dhe prodhimet unike të endura prej saj. Me artizanate të ndryshme dore Mehanxhiska e prezantoi vendin tonë në Forumin Ndërkombëtar të Zanateve Tradicionale në Sharxha, Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e promovuar trashëgiminë kulturore maqedonase dhe zanatet tradicionale.

Bashkëshortja e Presidenti e vizitoi edhe ekonominë familjare të Delfina dhe Goran Pecurovskit në fshatin Rusinovë të cilët merren me prodhimin e bulmetrave. Duke e njohur me procesin e prodhimit të bulmetrave, e informuan znj. Gjorgievska se kjo ekonomi familjare i jepe rëndësi të madhe treguesit gjeografik dhe promovimit të prodhimeve nga ky rajon.

Në takimet me sipërmarrëset e Rajonit të Maleshevisë, znj. Gjorgievska shprehu mbështetjen për sipërmarrjen e grave, për prodhimtarinë vendase të ushqimit organik dhe për promovimin e prodhimeve me tregues gjeografik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....