Bashkëshortja e Presidentit nikoqire e evenimentit “Tri gjenerata të modës maqedonase – transmetimi i njohurive”

1 Tetor 2020 | Kumtesat

Me iniciativën e bashkëshortes së Presidentit, znj. Elizabeta Gjorgievska, kurse në bashkëpunim me profesorë nga Instituti për Dizajn dhe Inxhinieri të Veshjeve në kuadër të Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik në UKEM, dje në mbrëmje në Kabinetin e Presidentit u mbajt evenimenti “Tri gjenerata të modës maqedonase – transmetimi i njohurive”.

Në fjalimin e vet para të pranishmëve, bashkëshortja e Presidentit theksoi se bashkëpunimi me Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik filloi me hapjen e Zyrës së Presidentit “MladiHab” ku janë ekspozuar kreacionet e studentëve të rinj nga ky fakultet.

“Mandej kjo mbështetje vazhdon edhe në atë kontekst është edhe evenimenti i sotëm “Tri gjenerata mode”, të kthehemi në fillimet e dizajnit në Maqedoninë e Veriut, ajo që ka ndodhur në të kaluarën, gjendja momentale, por kemi mundësi të shohim dhe cilat janë perspektivat e gjeneratave të reja”, tha znj. Gjorgievska.

Për punën e studentëve të dizajnit në tetë vitet e kaluara në këtë eveniment foli profesoresha dhe dizajnerja Lidia Georgieva, kurse profesoresha në pension dhe kostumografja Zorka Todorova-Mlladenoviq e prezantoi librin e vet “Si të bëhem dizajner mode” si dhe kishte prezantimin e vet mbi modën për disa dekadat e kaluara.

Absolventët e Institutit për Dizajn dhe Inxhinieri të Veshjes në kuadër të Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik, Lubica Beqarova dhe Katerina Dimitriovska të ftuarve të pranishëm u prezantuan një pjesë të kreacioneve të veta në kuadër të fakultetit me të cilat u prezantuan në evenimente të modës dhe edhe jashtë shtetit, kurse e prezantuan edhe momentin ekologjik gjithnjë dhe më aktual në dizajn, si dhe kujdesi për mjedisin jetësor nëpërmjet kreacioneve të veta prej materialit të ricikluar.

Qëllimi i këtij evenimenti ku morën pjesë gjenerata të ndryshme të adhuruesve dhe kreatorëve të modës në vendin tonë është të promovohen dizajnerët e rinj, që të mbështetet zhvillimi dhe përparimi i dizajnit maqedonas, kurse nëpërmjet kësaj edhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe promovimi i industrisë së tekstilit, që ka një pjesëmarrje të rëndësishme në zhvillimin e ekonomisë në vend.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....